Pasi u kapën dhe u rrahën nga populli, disa prej ithtarëve të Mubarakut pranuan se janë paguar nga qeveria për të dalë në protestë. Te disa të tjerë u gjetën karta identifikuese policore, ndonëse ishin të veshur në rroba civile. E gjithë kjo dëshmoi se ata ishin dërguar nga qeveria dhe policia e shtetit për të shpërndarë demonstratën kundër regjimit.
Pas përleshjeve që filluan dje ndërmjet ithtarëve të presidentit Hosni Mubarak dhe demonstruesve kundër regjimit të tij në qendër të Kajros, u vërtetuan dyshimet se ithtarët e Mubarakut nuk janë qytetarë të rëndomtë që i japin mbështetje njeriut i cili tash e tri dekada sundon me Egjiptin.
Pasi u kapën dhe u rrahën nga populli, disa prej ithtarëve të Mubarakut pranuan se janë paguar nga qeveria për të dalë në protestë. Te disa të tjerë u gjetën karta identifikuese policore, ndonëse ishin të veshur në rroba civile. E gjithë kjo dëshmoi se ata ishin dërguar nga qeveria dhe policia e shtetit për të shpërndarë demonstratën kundër regjimit.
Sipas agjencive të huaja, që transmetojnë të dhënat e ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, gjatë demonstratave dhe përleshjeve të sotme janë vrarë të paktën 13 persona, kurse mbi 1 200 të tjerë janë plagosur.
Derisa agjencitë e lajmeve përshkruanin ngjarjen se si sot një tank i ushtrisë kishte drejtuar tytën drejt ithtarëve të Mubarakut, të cilët kishin ikur për një kohë nga sheshi qendror i Kajros, korrespodenti i gazetës sllovene Delo nga vendi i ngjarjes pohon se 24 orët e ardhshme mund të jenë edhe më të përgjakshme në Kajro dhe në mbarë Egjiptin. Sipas informatave të tij, pas faljes së drekës të së premtes (xhumasë), në sheshin Tahrir pritet të dalin në protestë kundër Mubarakut e regjimit të tij afro 1 milion protestues.
Sipas studentëve, kjo do të jetë goditja përfundimtare dhe ata presin që presidenti nesër të dorëzohet dhe të japë dorëheqje nga posti.
Mirëpo, në anën tjetër, nëpër Kajro sot gjithë ditën qarkullonin lajme se kreu ushtarak, me në krye nënpresidentin e Egjiptit, Omar Sulejmani po përgatit një operacion të madh me qëllim të shkatërrimit përfundimtar të protestave kundër Mubarakut!