E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kohët e fundit keni përshtypjen se ai nuk ju dëgjon më kur i thoni diçka. Në çdo kohë duket sikur është i humbur shpirtërisht.
Disa “djallėzi” pėr tė rifituar tė dashurin







Indiferente

- Mos e puthni pas kthimit nga qyteti, kur jua hap derën.

- Në qoftë se ai pi kafenë pa sheqer dhe pa qumësht, kur ia bëni kafenë nxirrini edhe sheqer edhe qumësht. Dhe anasjelltas...

- Harrojeni ditëlindjen e tij.

- Mos i rregulloni flokët ashtu siç i pëlqen atij. Në qoftë se ju kundërshton, thuajini se me modelin e mëparshëm e ke ndierë veten si një femër e huaj.

Bëjeni xheloz

- Ftoni në shtëpi ndonjë mik tuajin të vjetër nga gjimnazi apo nga studimet për "të pirë" nga një gotë dhe rrini me të derisa të kthehet ai në shtëpi në mënyrë që takohet me të. Në qoftë se ai ju telefonon dhe ju thotë se do të vonohet, i thoni të mos ngutet, sepse...

- Lejoni që t'i gjejë në çantën tuaj dy bileta për kinema apo për në teatër.

- Në qoftë se ai ju thotë se në mbrëmje nuk do të jetë në shtëpi, thoni se çdo gjë është në rregull. Madje, zëshëm - sikur do ta ndjeni veten më mirë kur nuk është ai në shtëpi.

Flirtet, “ilaç”

- Keni dalë me bashkëshortin në darkë në një restorant. Pas ushqimit kryesor, i thoni se duhet të shkoni patjetër në tualet, mirëpo ndaluni tek telefoni. Bisedoni së paku 10 minuta me ndonjë miken tuaj. Në qoftë se ju pyet se me kë biseduat aq gjatë, i thoni të vërtetën, por skuquni.

- Kur jini e sigurt se ai është vetëm në shtëpi, thuajini dikujt t’ju kërkojë në telefonin e shtëpisë, dhe kur të dëgjojë zërin e burrit tuaj, le ta lëshojë receptorin.

- Ndryshojeni pamjen tuaj nga koka deri tek thembrat, por duhet të kujdeseni që të mos mendojë se për shkak të tij e keni bërë atë ndryshim.

Në qoftë se edhe këto këshilla nuk ju ndihmojnë, lëreni të shkojë në rrugën e tij. Nuk ka asnjë kuptim që të jetoni bashkë me atë njeri që nuk dëshiron të jetë me ju. Edhe diçka. Mos harroni t'i thoni herë pas here se "jeni ngopur me të gjitha".

Publikuar: 03.02.2011 | 14:08
Lexuar: 842 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime