Anëtrasimi i vendit në NATO do të thotë stabilitet për rajonin si dhe perspektivë ekonomike. Kështu vlerësuan anëtarët e Këshillit euroatlantik dhe profesorët e Universitetit FON në debatin kushtuar 60 vjetorit të themelimit të NATO-s.
Prioritet për vendin është gjetja kompromisit me Greqinë për të zgjidhur çështjen e emrit dhe për të zhbllokuar procesin e integrimit në strukturat euroatlantike.
Anëtrasimi i vendit në NATO do të thotë stabilitet për rajonin si dhe perspektivë ekonomike. Kështu vlerësuan anëtarët e Këshillit euroatlantik dhe profesorët e Universitetit FON në debatin kushtuar 60 vjetorit të themelimit të NATO-s.
Gjetja e kompromisit për emrin për përdorim ndërkombëtar duhet të gjendet më shpejtë. Tash çështje kryesore për Qeverinë duhet të jetë kjo dhe pyetja tjetër që do ta parashtroja ëshët se përderisa ne kështu mbesim, a mos do të duhet të presim që edhe 15 vite të uqhemi IRJM ose FYROM, tha kryetari i këshillit euroatlantik të Maqedonisë, Llazar Elenovski.
Nënkryetari i Këshillit Euroatlantik Ismet Ramadani vlerëson se nëse vendi nuk bëhet pjesë e NATO-s mund të hyjë në skema tjera që nuk shkojnë në favor të Maqedonisë.
Kryetari dhe kryeministri i Shqipërisë dhe Kroacisë ishin krah për krah me udhëheqësit me shteteve më të fuqishme në botë edhe në aspektin ushtarak, politike e ekonomik, ndërsa udhëheqja e Maqedonisë ishte në ndonjë qytezë apo fshatë apo ndonjë cep të shtetit ku ka fillu të ndihet varfëria, jo perspektiva dhe ky disponim i keq kuptohet se nuk ndihmon shumë", tha nënkryetari i Këshillit euroatlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani.
Maqedonia si shumë republika tjera të ish Jugosllavisë dhe ish sovjetike që 50 vjet sovraniteti i tyre ishte bartur qoftë në Beograd apo në Moskë tani në një proces të integrimit si pjesë të sovranitetin dhe procesin e integrimit duhet ta bartin në Bruksel gjegjësisht në NATO dhe BE., tha nënkryetari i Këshillit euroatlantik të Maqedonisë, Rizvan Sulejmani.
Nërsa deputeti I VMRO DPMNe-së Vllatko Gjkorcev, tha se partia e tij edhe më tej insistion në zgjidhje kompromisi.
Ne nga Europa dhe bota kërkojmë vetëm atë që e kanë popujt tjerë, të kemi dinjitetin tonë të jemi pjesë e botës së zhvilluar por edhe të jemi ata që jemi", tha deputeti I VMRO DPMNE-së, Vlltako Gjorçev.
Profesori universitar Mersel Bilalli çështjen e emrit me Greqinë, nuk e sheh si problem por si një kurth të imponuar nga struktura aktuale qeveritare.
Për fat të keq nuk kisha thënë se kjo strukturë është seriozisht e orientuar për NATO, përkundrazi dëshiron blerjen e kohës që të ndërton një elitë tjetër, biznisë elitë që do të jetë logjistikë për zgjedhjet e ardhshme të kësaj structure qeveritare", thotë anaisti Mersel Bilalli.
Të gjtihë komente u bënë në tribunën kushtuar 60 vjetorit të themelimit të NATO-s.
Shkëlzen Aqifi