E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Është një situatë që nuk krahasohet me ’97, por është një proces që synon të na çojë drejt asaj. Zanafilla është 28 qershori. Zgjedhjet s’ka shqiptar që se ka të qartë se nuk janë vjedhur. Ka çertifikim, nga ndërkombëtarët, por humbësi nuk pranon rezultatin”, deklaroi Beja.
Fatos Beja nga PD-ja: Situata, drejt 1997-ės





Deputeti demokrat, Fatos Beja ka deklaruar se situata në të cilën ndodhet Shqipëria nuk është e ngjashme si 1997, por synohet të çohet drejt saj.

“Është një situatë që nuk krahasohet me ’97, por është një proces që synon të na çojë drejt asaj. Zanafilla është 28 qershori. Zgjedhjet s’ka shqiptar që se ka të qartë se nuk janë vjedhur. Ka çertifikim, nga ndërkombëtarët, por humbësi nuk pranon rezultatin”, deklaroi Beja.

“Ndodhi 21 janari, që ishte një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë, duke pasur në fokus ’97”, shtoi Beja.

Ndërkohë deputeti tjetër i PD-së, Edi Paloka ka fajësuar kreun e PS-së, Edi Rama, për ngjarjet e 21 janarit.

“Rama do të bëhet kryeministër me pahir dhe ka provuar me të gjitha mënyrat ta destabilizojë situatën në Shqipëri... Njerëzit i ka vrarë Edvin Rama që i çoi aty. U përgatit e gjitha që të detyrohej me dhunë Sali Berisha të largohet. Rama e ka ditur ku po i çonte njerëzit”, theksoi Paloka.

Sipas ambasadorit Listen Bashkurti, shkak i situatës së vështirë në Shqipëri është kriza e besimit.

“Kemi 20 vjet që kemi harruar problemet e shqiptarëve. Ka vetëm një viktimë gjatë kësaj kohë që janë qytetarët shqiptarë. Kjo situatë ka dy kosto: ajo ekonomike dhe ajo e imazhit të Shqipërisë. Kriza e besimit është themelorja që po na karakterizon”, tha Bashkurti.

Publikuar: 04.02.2011 | 10:11
Lexuar: 455 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime