Shefi i shtetit thotë se secila parti i sjellë vetë vendimet dhe përgjegjësitë për veprimet e veta, por se është mirë që të bisedohet dhe të gjindet zgjidhje për problemet. Bojkotet, shton, edhe në të kaluarën kanë përfunduar me ulje në tryezë dhe biseda për atë se si të gjendet zgjidhja.
- Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili sot niset për në Shkup, pas vizitës treditëshe të punës në Uashington, paralajmëroi takim me të gjithë liderët e partive parlamentare, ku do të bisedohej për ngjarjet aktuale dhe funksionimin e Parlamentit të Maqedonisë, lajmëroi raportuesi i MIA-s.
"Planifikoj të bëjmë koordinim me kryetarin e Kuvendit dhe të gjithë liderëve të partive në Parlament", tha Ivanov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas përfundimit të aktiviteteve në kryeqytetin e SHBA-së.
Shefi i shtetit thotë se secila parti i sjellë vetë vendimet dhe përgjegjësitë për veprimet e veta, por se është mirë që të bisedohet dhe të gjindet zgjidhje për problemet. Bojkotet, shton, edhe në të kaluarën kanë përfunduar me ulje në tryezë dhe biseda për atë se si të gjendet zgjidhja.
Lidhur me largimin nga Kuvendi, nga ana e opozitës, presidenti Ivanov bisedoi edhe me zëvendës ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit, Tomas Kantrimen, i cili është decid se të gjitha çështjet zgjidhen në institucione.
Ai tregoi pozicione të qarta se sa më gjatë që Maqedonia mbetet jashtë NATO-s, aq më shumë do të komplikohen problemet brenda në shtet. Shtyerja e hyrjes në NATO, mendon Kantrimen, shkakton probleme në vend, të cilat krijojnë akuzime të ndërsjellta.