Ribery ishte detyruar të largohet nga fusha pas një ndërhyrjeje të ashpër nga mesfushori brazilian dhe që atëherë ai ende nuk është riaftësuar plotësisht.
Anësori i Bayern Munihut, Franck Ribery, ka kritikuar ashpër mesfushorin e Wolfsburgut, Josue, për ndërhyrjen e tij të ashër ndaj francezit gjatë takimit të këtyre dy skuadrave më 15 janar.
Ribery ishte detyruar të largohet nga fusha pas një ndërhyrjeje të ashpër nga mesfushori brazilian dhe që atëherë ai ende nuk është riaftësuar plotësisht.
Unë me të vërtetë nuk e besoj që ai ka pasur për qëllim të marrë topin. Shënjestra e tij isha unë dhe të më godiste mua është e gjitha çfarë ai dëshironte. Unë nuk po them se ai dëshironte të më lëndonte, por synim i tij ishte të bënte një faull, tha Ribery për TZ.