E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Takimi i sotëm me studentët durrsakë shërbeu për të prezantuar disa prej aktorëve të rinj të edicionit të ri të Portokallisë, ndërsa regjizori Basha i bëri thirrje studentëve që të bashkëpunojnë me emisionin.
Eneida Tarifa-Salsano Rrapi, drejtuesit e rinj tė Portokallisė





Këngëtarja Eneida Tarifa dhe humoristi Salsano Rrapi do të jenë drejtuesit e rinj të Portokallisë, zbuloi regjizori Altin Basha, në një takim me studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu, në Durrës.

Në prag të sezonit të ri, autorët dhe aktorët e spektaklit të humorit, kanë nisur takime në rrethe të ndryshme të vendit, për të testuar atë që kërkon opinioni i gjerë publik.

Takimi i sotëm me studentët durrsakë shërbeu për të prezantuar disa prej aktorëve të rinj të edicionit të ri të Portokallisë, ndërsa regjizori Basha i bëri thirrje studentëve që të bashkëpunojnë me emisionin.

”Mjaftojnë edhe vetëm dy rradhë email, që ju të bëheni pjesë e Portokallisë”, deklaroi Basha. “Do të na shërbente shumë të dimë se cili është impakti i spektaklit tonë midis jush, në bisedat që bëni me njëri-tjetrin, pedagogët e prindërit”.

Basha u shpreh se ai dhe drejtuesit e tjerë të Portokallisë janë gjithmonë të hapur për sugjerime dhe ide të reja, në mënyrë që të ngrenë gjithmonë e më shumë cilësinë e emisionit.

Midis sugjerimeve të studentëve, të cilët patën edhe një hapësirë për t’i kërkuar autografe idhujve të tyre, ishte ai i më shumë batutave spontane ose i shfaqjeve pa skenar. (tch)

Publikuar: 04.02.2011 | 01:40
Lexuar: 1041 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime