E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk u përgjigj në pyetjen nëse Mthju Nimic do të vendosë në tryezë propozim të ri dhe nëse është koha që në negociata të kyçet edhe BE-ja, por theksoi se edhe një herë do të bisedojë dhe do t'i inkurajojë edhe ndërmjetësin e edhe palët n[ proces që sinqerisht të kyçen në dialog, lajmëroi Dojçe Vele.
Ban Ki Moon: Sa mė shpejtė zgjidhni problemin e emrit










Kontesti për emrin është afatgjatë dhe ndikon fatkeqësisht ndaj marrëdhënieve bilaterale dhe ndaj tërë rajonit dhe për këtë arsye duhet të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur, deklaroi në Berlin sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki Mun.

Nuk u përgjigj në pyetjen nëse Mthju Nimic do të vendosë në tryezë propozim të ri dhe nëse është koha që në negociata të kyçet edhe BE-ja, por theksoi se edhe një herë do të bisedojë dhe do t'i inkurajojë edhe ndërmjetësin e edhe palët n[ proces që sinqerisht të kyçen në dialog, lajmëroi Dojçe Vele.

"Për këtë çështje po diskutohet përmes përfaqësuesit tim personal, z.Nimic, i cili i udhëheqë bisedimet me palët e involvuara. Ky kontest me emrin është afatgjatë dhe ndikon fatkeqësisht ndaj marrëdhënieve bilaterale dhe gjithsesi ndaj tërë rajonit.

Për këtë arsye dëshiroj të nënvizoj se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Nga ana ime do të bëj gjithçka mundem.

Së pari, edhe një herë do të bisedoj dhe do ta inkurajoj përfaqësuesin tim personal, por edhe palët e involvuara, qeverinë greke dhe IRJM-në që sinqerisht të kyçen në dialog", tha sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së mbrëmë në Berlin pati takim me presidentin gjerman, Kristian Vulf.

Publikuar: 04.02.2011 | 17:07
Lexuar: 169 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime