Ne jemi shumë të kënaqur me miratimin e ligjit për energjetikë. Bisedimet dhe negociatat e gjata të bashkëpunimit me Ministrinë e Ekonomisë, ishin të shkëlqyera. Unë jam mirënjohës për punën e ministrit Fatmir Besimi dhe ekipit të tij për gatishmërinë dhe angazhimin e tij, sepse pa punën e tij të palodhshme, ky rezultat nuk do të kishte qenë i mundur.
Pas miratimit të ligjit për energjetikë nga parlamenti, me vlerësim rreth ligjit të ri për energjetikë doli edhe Bashkësia Energjetike e Evropës Juglindore (BEEJ), e cila ishte kritikuesi më i madh i politikave në sektorin energjetik të Maqedonisë.
Duke e cilësuar kontributin e ministrit të Ekonomisë Fatmir Besimi në miratimin e këtij ligji, Bashkësia energjetike thekson se ligji përcakton kornizën e përgjithshme ligjore për sektorin e energjisë, në përputhje me direktivat e BE-së.
Ne jemi shumë të kënaqur me miratimin e ligjit për energjetikë. Bisedimet dhe negociatat e gjata të bashkëpunimit me Ministrinë e Ekonomisë, ishin të shkëlqyera. Unë jam mirënjohës për punën e ministrit Fatmir Besimi dhe ekipit të tij për gatishmërinë dhe angazhimin e tij, sepse pa punën e tij të palodhshme, ky rezultat nuk do të kishte qenë i mundur.
Ai përbën një shembull edhe për të tjerët se si duhet të zbatohen reformat në frymë të partneritetit , thuhet në letrën e hapur të drejtorit të Bashkësisë Energjetike të Evropës juglindore, Sllavço Nejkov.
Nejkov thotë se ky ligj është një hap i madh para në harmonizimin e ligjeve vendore me ato të Bashkimit Evropian.
Ligji përbën një hap të madh përpara në lidhje me respektimin e rregullave. Tani thelbësore është që vendi të fillon punën në legjislacionet sekondare pa vonesë, shkruan në letrën e hapur të drejtorit Nejkov.
Sipas ligjit të ri për energjetikë, Komisioni rregullator për energjetikë fiton kompetenca më të larta, dhe pikërisht ky institucion duhet të jetë bartësi i zhvillimeve kryesore në sektorin energjetik në Maqedoni.
Nevzat Mamuti