E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas burimeve të sigurta të BBC-së, Kryeministri do të kërkojë prej kabinetit të tij më shumë kujdes në shpërndarjen e fondeve publike, sidomos tek organizatat fetare. Ndërkohë që këto të fundit janë shprehur se kryeministri britanik po i ushqen shtetasve ti tij histeri dhe paranojë përsa i përket myslimaneve.
David Cameron kritika pėr shtetin multikulturor








Kryeministri britanik , David Cameron, do të kritikojë shtetin multikulturor, në konferencën e sigurisë e cila pritet të mbahet gjatë ditës se sotme në Mynih të Gjermanisë.

Sipas rrjetit informative BBC, kreu i qeverisë britanike do të argumentojë se vendi i tij ka nevojë për një identitet më të fortë kombëtar, në mënyrë që të parandalojë radikalizimin e njerëzve. Ai do të sinjalizojë edhe fillimin e një politike të re më të ashpër ndaj atyre grupeve që sponsorizojnë myslimanizmin ekstrem.

Sipas burimeve të sigurta të BBC-së, Kryeministri do të kërkojë prej kabinetit të tij më shumë kujdes në shpërndarjen e fondeve publike, sidomos tek organizatat fetare. Ndërkohë që këto të fundit janë shprehur se kryeministri britanik po i ushqen shtetasve ti tij histeri dhe paranojë përsa i përket myslimaneve.

Kreu e një grupi mysliman “fondacioni i Ramazanit “ Muhamed Shaqif , u shpreh se myslimanet britanik e urrejni terrorizsmin dhe po luftojnë shumë për çrrënjosjen e tij .

Multikulturalizmi shtoi ai është për të kuptuar besimin dhe kulturat e të tjerëve . Ndërkohë që kryeministri Cameron u shpreh se një vend vërtet liberal beson në vlera të caktuara dhe në mënyrë aktive i promovon ato. Sipas Cameron , shteti duhet të kërkojë platforma konkrete, sepse aktualisht janë disa dhjetëra grupe fetare islamike që përfitojnë nga fondet publike, por bëjnë shumë pak për të luftuar terrorizmin.

Publikuar: 05.02.2011 | 10:41
Lexuar: 429 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime