E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas informatave policore automobili "Mercede smart" me targa të Gostivarit i drejtuar nga Asani, i cili ndohej vetëm në automobil, doli jashtë rrugës, u përplas në rethojën mbrojtëse dhe u përmbys. Nga përplasja dhe përmbysja Asani vdiq në vend. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë e Tetovës e konstatoi vdekjen e tij.
Njė person humbi jetėn nė aksidentin rrugor Shkup - Tetovė - Gostivar








Mevaidin Asani (58 vjeçar) nga fshati i Gostivarit Forino e humbi jetën në aksidentin rrugor që ndodhi mbrëmë në orën 19:40 në afërsi të firmës për prodhimtari të mobiljeve "Interfantazi", në autostradën Shkup - Tetov - Gostivar, në unazën Jug, në mbikalimin për hyrje në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas informatave policore automobili "Mercede smart" me targa të Gostivarit i drejtuar nga Asani, i cili ndohej vetëm në automobil, doli jashtë rrugës, u përplas në rethojën mbrojtëse dhe u përmbys. Nga përplasja dhe përmbysja Asani vdiq në vend. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë e Tetovës e konstatoi vdekjen e tij.

"Për shkak të aksidentit në periudhën prej orës 20 deri në ora 23 trafiku ka qenë i ndaluar në këtë pjesë të autostradës dhe i riorientuar nëpër drejtimet e tjera rrugore", deklaroi Josifovska.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe të gjykatës, prokurorisë dhe policisë dhe sipas informatave paraprake nga hetimi shkak për aksidentin trafikor ka qenë shpejtësia e madhe.

Publikuar: 05.02.2011 | 16:01
Lexuar: 644 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime