Aksioni i Rambos turk patjetër që do të ndikojë në ftohjen e mëtutjeshme të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë e Izraelit, të cilat janë dëmtuar në masën më të madhe që nga sulmi i forcave speciale izraelite kundër flotiljes së huazuar nga një OJQ turke, e cila po dërgonte ndihma për popullatën e Gazës.
Prekja e nderit të turqve lahet me gjak. Këtë gjë është ngarkuar tua bëjë të qartë izraelitëve Polat Alemdar, hero i filmit Lugina e ujqve-Palestina. Sipas afisheve të vendosura në të gjitha kinematë e Turqisë që nga e premtja e kaluar, aventurat e tij të reja e çojnë në Izrael për tu hakmarrë për nëntë viktimat turke të Mavi Marmara anija që ishte sulmuar nga Cahali (ushtria izraelite) në muajin maj të vitit të kaluar.
Aksioni i Rambos turk patjetër që do të ndikojë në ftohjen e mëtutjeshme të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë e Izraelit, të cilat janë dëmtuar në masën më të madhe që nga sulmi i forcave speciale izraelite kundër flotiljes së huazuar nga një OJQ turke, e cila po dërgonte ndihma për popullatën e Gazës.
Në rolin e ri, Alemdar shkon në Jerusalem për të vrarë komandantin Moshe Ben Eliezer, përgjegjës sipas filmit për bataren në anijen Mavi Marmara. Betejë pas beteje, ai në fund do ta ketë në dorë oficerin e poshtër, urrejtja e të cilit për palestinezët është e pashoqe.
Ai ishte aq mizor saqë kishte urdhëruar shkatërrimin e një shtëpie, duke e lënë nën gërmadha një vogëlush sakat. Në ndërkohë, agjenti sekret kishte fituar përkrahjen e masës palestineze, duke qenë flamurtar i antisionizmit. Ndërsa, një ushtaraku izraelit, i cili e pyet se pse kishte shkuar në Izrael, ai i përgjigjet: Nuk kam ardhur në Izrael, kam ardhur në Palestinë.
Filmi i ka pushtuar zemrat e spektatorëve turq
Filmi vërtetë është tejet real. Në të shihet fytyra e vërtetë e izraelitëve dhe ata e meritojnë ndëshkimin, deklaron Mustafa Ilgiç, një i ri, i cili porsa ka dalë nga kinemaja në Stamboll. Nuk ka dyshim se filmi do ti pëlqejë edhe publikut arab (filmi është shitur në njëzet vende të rajonit). I akuzuar për antisemitizëm, ekipi i filmit thotë se ai nuk ka qëllime raciste.
Ne nuk kemi kurrgjë kundër hebrenjve, deklaron skenaristi Bahadir Özdener. Misioni i filmit është denoncimi i një ideologjie fashiste. Pa ndonjë befasi, Lugina e ujqve- Palestina, ka ngjallur polemika dhe do ti fryjë zjarrit të grindjes ndërmjet Izraelit dhe Turqisë.
Në Gjermani, filmi është i ndaluar për personat nën 18-vjeç. Në Ankara, ambasadori izraelit është shprehur i emocionuar nga përmbajtja anti-izraelite me konotacione antisemite. Ndërsa, qeveria turke ka mbrojtur respektimin e lirisë së shprehjes, duke e pranuar në të njëjtën kohë se filmi nuk do të ndihmojë në mbulimin e hendekut ndërmjet izraelitëve dhe turqve.
Ndërkohë, Polat Alemdar, i ndjekur nga miliona telespektatorë në versionin televiziv të Lugina e ujqve-Palestina, vazhdimisht ngjall zemërim tek izraelitët. Vitin e kaluar, lufta e tij kundër agjentëve të Mosadit kishte shkaktuar krizë diplomatike. Kësaj here, filmi ka lënë në hije një ngjarje tepër të rëndësishme: më 27 janar, Turqia, për herë të parë, zyrtarisht, ka përkujtuar Holokaustin. (Le Figaro)
Filmi nuk i prek marrëdhëniet e vdekura
Në muajin dhjetor, dërgimi i dy avionëve turq për të luftuar kundër zjarreve të mëdha në malin Karmel në Izrael kishte dhënë përshtypjen për fillimin e zgjidhjes së krizës. Mirëpo, kjo diplomaci e zjarrit, e dëmtuar nga ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, dhe e dobësuar nga hyrja në fushatë e qeverisë turke për zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk ka dhënë asnjë rezultat.
Javën e kaluar, të dy vendet kanë publikuar raportin e tyre për zhvillimet në Mavi Marmara dhe konkluzionet kanë qenë tepër të kundërta. Në këtë kontekst, Soli Özel, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, e relativizon ndikimin e filmit, sepse marrëdhëniet edhe ashtu janë pothuaj në pikë të vdekur dhe nuk ka dialog.