Deri në moshën 35-vjeçe nuk kam pasur nevojë të ushtroj fizikisht, por tani ushtroj joga, kujdesem se çfarë ha dhe natyrisht bëj shumë seks. Shumë seks të mrekullueshëm, është shprehur Jenny. Jenny në dhjetor të vitit të kaluar ishte ndarë edhe nga dashnori Jason Toohey, por menjëherë ishte lidhur me Paul-in dhe është e lumtur për këtë.
Ish-lepurusha e revistës erotike Playboy, Jenny McCarthy, për figurën e saj vitale të trupit, falënderon seksin e bollshëm. Bukuroshja 38-vjeçare, e cila kohë më parë i ka dhënë fund martesës me aktorin e famshëm Jim Carrey, tani ka filluar romancën me agjentin e sportit Paul Krepelka, me të cilin ishte njoftuar falë motrës së saj dhe tani biondja tërheqëse insiston se dashnori i saj i ri duhet të falënderohet që e mban në formë të mirë trupore.
Deri në moshën 35-vjeçe nuk kam pasur nevojë të ushtroj fizikisht, por tani ushtroj joga, kujdesem se çfarë ha dhe natyrisht bëj shumë seks. Shumë seks të mrekullueshëm, është shprehur Jenny. Jenny në dhjetor të vitit të kaluar ishte ndarë edhe nga dashnori Jason Toohey, por menjëherë ishte lidhur me Paul-in dhe është e lumtur për këtë.
Ajo kohë më parë e kishte pranuar se kishte filluar të brengosej rreth shijes së saj për meshkujt, sa u kishte kërkuar miqve të saj ti ndihmojnë që të gjejë një të dashur të ri.
Shumë takime "qorre"
Ajo gjatë një interviste për shoun televiziv amerikan 'Extra', ka folur edhe për disa përvoja të takimeve romantike.
Kam shkuar në disa takime qorre. Nuk i kam besuar më vetes në zgjedhjen e meshkujve, kështu që u kam kërkuar miqve të mi që të më rregullojnë takime, kështu që kam shkuar në njërin pas tjetrit dhe ato ishin vërtetë të tmerrshme, ka rrëfyer ajo.
Ata ishin të mërzitshëm dhe të tmerrshëm dhe ata donin që unë tu merrja autografe nga të famshmit. Ti nuk mund të lidhesh me një mashkull i cili gjithashtu të kërkon autograf. Ju keni nevojë për një mashkull i cili ju do pa grim, me rrudha dhe me sy të fryrë. Mirëpo, të dashurin tim të tashëm, e kam takuar pikërisht në një takim qorr dhe jam shumë e kënaqur me të, ka përfunduar ajo.