E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aleks Nika, protestuesi i katërt i plagosur me plumb në kokë në demonstratën e 21 janarit, ka pësuar vdekje klinike në spitalin e Bakërkëjit, në Stamboll.
21 janari, i plagosuri nė vdekje klinike





Burime të sigurta pranë këtij spitali kanë pohuar për Top Channel se, sipas mjekëve, shanset për rikthimin në jetë të Nikës janë minimale.

Të njëjtat burime theksojnë se mjekët i kanë kërkuar të afërmëve të të plagosurit të vendosin për jetën e Aleks Nikës, nëse do të vazhdojë të jetë i lidhur pas aparaturave apo do të vendosin t’ia heqin ndihmën që ato i japin për ta mbajtur ende zyrtarisht në jetë dhe të shpallin vdekjen e tij.

Në demonstratën e 21 janarit humbën jetën tre persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Pas disa ditësh qëndrimi në Spitalin Ushtarak, mjekët shqiptarë vendosën ta dërgonin menjëherë për mjekim në Turqi, ku gjendja e tij nuk ka patur asnjë ndryshim.

Publikuar: 05.02.2011 | 17:46
Lexuar: 646 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime