E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një vajzë tetëvjeçare shpëtoi pesë fëmijë nga zjarri që ra në një shtëpi në rajonin rus Samare, por nuk arriti ta nxjerrë motrën e saj më të vogël, njoftuan sot autoritetet lokale.
Njė vajzė tetėvjeēare ka shpėtuar pesė fėmijė nga zjarri












Një vajzë tetëvjeçare shpëtoi pesë fëmijë nga zjarri që ra në një shtëpi në rajonin rus Samare, por nuk arriti ta nxjerrë motrën e saj më të vogël, njoftuan sot autoritetet lokale.

Zjarri ka ndodhur dje në një shtëpi private në fshatin Kluçi, në rajonin Isaklinski. Sipas rezultateve të para nga hetimi, fëmijët kanë luajtur me shkrepëse dhe rastësisht e kanë djegur shtëpinë.

Flakët e zjarrit përfshinëë 250 metra katrorë të shtëpisë në të cilën, pa mbikqyrjen e ndonjë të rrituri, gjendeshin shtatë fëmijë - pesë vëllezër dhe motra dhe dy fëmijë të tjerë.

Vajza shpëtimtare ka arritur që nga shtëpia që digjej të nxjerrë pesë fëmijë, ndërsa motra e saj dyvjeçare ka vdekur.

Zjarrëfikësve u janë nevojitur tre orë e gjysmë që ta shuajnë zjarrin. Hetimi për vdekjen e një fëmije është në vijim

Publikuar: 15.04.2009 | 16:50
Lexuar: 903 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime