Në kilometrin e 12 të aksit rrugor Tetovë-Jazhincë në verilindje të qytetit gjendet fshati Përshevcë ku lumi Bistrica e ndanë nga fshati Tearcë. Në bazë të ndarjes së re territoriale i takon Komunës së Teracës ku kanë një këshilltar komunal. Fshati shtrihet në lartësi mbidetare në kuotën mbi 530 metër, për nga fizionomia gjeografike përbën një tërësi dhe radhitet ndër fshatrat mesatare. Fshati numëron afro 500 shtëpi me 2.500 banorë.
Prof. Ismet Jonuzi-Krosi
Botuar më: 2002
HISTORIKU
Edhe fshati Përshevcë në historiografinë turko-osmane të shekullit të XV dhe XVI daton me sa vijon; më 1452/53 ka pasur 15 familje, 1 të pamartuar dhe 2 vejushe, më 1467/68 ka pasur 16 familje, 1 të pamartuar dhe 3 vejusha, më 1481/82 ka pasur 17 familje dhe 3 vejusha, më 1544/45 ka pasur përpos 16 familje dhe 2 të pamartuar të fesë së krishterë si dhe për herë të parë hasen edhe 9 familje të fesë së fesë islame, më 1568/69 ka pasur 16 familje edhe 8 të pamartuar të krishterë, si dhe 16 familje dhe 2 të pamartuar të fesë islame .
Pra, GON/GJON është njëri nga antroponimet më të shpeshta te shqiptarët, të cilin e hasim me një përdorim të dendur edhe në truallin e Maqedonisë në periudhën para pushtimit osman të shekullit XV, në regjistrat turko-osmane të kësaj periudhe emrin vetjak GON/GJON e hasim të përdorur në këto vilajete a nahije si në atë të Tetovës, ku është e shënuar si; Kërle v. GONIT-fshati Proshevcë-TD 408, por kjo nuk do të thotë se ky fshat nuk ka ekzistuar që më herët.
Gjithashtu duhet të shënojë se në atarin e Përshevcës, Otushishtes, Tearcës, Bradecit (që nuk dihet se ku ka ekzizstuar) dhe Podbregjes kanë ekzistuar tre fshatra VËRBICË, VËBICA E MADHE dhe VËRBICA E VOGËL të cilët në defterët osman të shekullit të XV dhe XVI hasen me sa vijojnë;
VËRBICA-fshat që nuk dihet se ku është shtrirë në Nahijën e Kallkandeles, më 1452/53 kanë jetuar 26 familje dhe 3 të pa martuar, më 1467/68- kanë jetuar 35 familje, 2 të pa martuar dhe 7 vejushe, më 1544/45 janë regjistrua dy fshatra Vërbica e Madhe dhe Vërbica e Vogël- shih më 1568/69 sërish është regjistruar fshati Vërbicë dhe atë me 42 familje të krishtera dhe 14 të pa martuar në mes të të cilëve ka patur edhe 7 të fesë islame.
Vërbica e Madhe-fshat që nuk dihet saktësisht se ku është shtrirë në nahijën e Kallkandeles, është regjistruar në shekullin e XVI me sa vijon; më 1544/45 hasen 10 familje të krishtera, ndërsa në vitet 1568/69 për këtë fshat është regjistruar se krejt banorët janë shpërngulur dhe se tokën e punojnë banorët e fshatrave; Përshëvcë, Otushisht, Tearcë, Brodec (?) dhe Podbregjë.
Vërbica e Vogël-fshat që nuk dihet saktësisht se ku është shtrirë në nahijën e Kallkandeles. Rreth viteve 1452/53 kanë jetuar 8 familje, 1 vejushe dhe 2 të pa martuar, më 1467/68 kanë jetuar 10 familje, 1 i pa martuar dhe 1 vejushe, më 1544/45 kanë jetuar 6 familje, më 1568/69 fshati nuk është regjistruar. Me siguri të tre fshatrat e lartëshënuar VËRBICË si fshatra që nuk dihet se ku janë shtrirë në rrethinën e Tetovës, por janë shtrirë afër njëra tjetrës, dhe se vendshtrirja e tyre ka qenë në pjesën verilindore të Tetovës në afërsi të fshatrave; Përshëvcë, Otushisht, Tearcë, Brodec (?) dhe Podbregjë.
Por, siç kuptova në terren se në këto fshatra të përmendur dhe në Gllogjë, vendet e fshatrave të zhdukur edhe sot e tërë ditën u thonë te vendi VËRBICË-vendfushë me tokë pjellore dhe se vetë pohojnë se dikur këtu ka patur fshatra.
Në këtë fshat, i cili shtrihet rrëzë Malit Sharr apo në fillimin e fushave të Pollogut gjegjësisht përgjatë rrugës magjistrale Tetovë-Jazhincë apo atë për në Kosovë.
KY FSHAT NDAHET NË DY PJESË; në Mëhallën e Epërme dhe atë të Poshtme, gjithashtu ende me përkushtim ruan llagapet familjare të cilat janë; Lloça, Përça, Karabeqire, Pire, Xingo, Tola, Halabak, Trok, Rade, Krume, Gjoke e tjera. Aktualisht ka dy palë varreza ato të Epërmet dhe ato të Poshtmet, por edhe në hapësirën tokësore është mjaft e pasur me
VENDEMËRTIME
Vendemërtime siç janë; Te Vorri i Prejftit, Llazia, Tama, Jeshil, Ugrade, Ara e Leprit, Ara e Trakalaçit, Vërbica, Xuka, Ara e Keçezit, Makaraja, Lalavica, Majë ormajë, Llapuf, Arat e Gjata, Trebake, Mole, Çaushejca, Peshtera, Mellova, Çaoke e shume mikro vendemërtime që janë në interes të shënohen ngase ende mund ti gjejmë në gojëdhënat e banorëve të Përshevcës.
Si në shumë fshatrat e tjerë edhe Përshevca i ka Bashkësinë Vendore, xhaminë ku aktualisht është imam Shaban Hasani, por xhamia është e ndërtuar para më shumë se 200 vjetësh nga mjeshtrit e fshatit Tearcë, duhet përmendur se në vitin 1910 është hapur mejtepi që ka shërbyer për mbarë fshatrat e kësaj ane ku Hasan Efendi Hasani nga ky fshat i cili në atë botë ka kryer Fakultetin Teologjik në Stamboll, ku një kohë të gjatë ka punuar si profesor, por me kthimin e tij në Përshevcë aktivizohet dhe themelon mejtepin ku prej aty kanë dalë 40 hoxhallarë të diplomuar nga ana e Hasan Efendi Hasanit i cili është bashkëkohanik i veprimtarit tonë të shquar të Rilindjes Rexhep Vokë-Shipkovicës.
* * * * * * * * * * * *
(
Sipas dokumenteve disponuese zyrte osmane të vitit 1875 ku përafërsisht tregohet gjendja shkollore në Tetovë për vitin 1872/73 në qytet e rrethinë kishta 7 shkolla fillore ose IPTIDAE përkatësisht SABIANE ose private për popullsinë islame ku mësimi mbahej në gjuhën e popullit shtetformues turke ose osmane si dhe 1 shkollë fillore për popullsinë e krishterë slave në gjuhën bullgare
Tetova në fillim të shekullit XIX kishte 20.000 banorë, ndërsa në rrethinë happen më shumë shkolla fillore private ose sabiane, shtetërore ose iptidae, medrese ose shkolla fetare dhe më vonë edhe një shkollë ruzhdie ose progjimnaz (gjimnaz i ulët)
Në vitin 1875 numri i shkollave në këtë vend është po i njëjtë si në vitin shkollor 1872/73 që duhet theksuar se numri më i madh i këtyre shkollave ishte në qytetin e Tetovës, kurse nëpër fshatra haseshin rrallë ndonjë shkollë
Në atë kohë diçka më vonë në Tetovë u hapën dhe shkolla fillore shtetëre, të cilat financoheshin nga buxheti shtetëror, shkollat e para shtetërore. Shkollat e para shtetërore u hapën në vitin 1894; shkollat shtetërore të hapura në këtë vit në Tetovë ishin;
Në lagjen HAXHI ATIK MAHALESI, me shpenzime vjetore 3.660 groshë;
Në lagjen KUMLLUK MAHALESI, me shpenzime vjetore 2.040 groshë dhe
Në lagjen XHEDIT MAHALESI , me shpenzime vjetore 2.640 groshë /shih më detajisht DEVLET MAARIF SALNAMESI (1901/1902), faqe; 828,829; DEVLET MAARIF SALNAMESI (1903/1904), faqe; 648,649./. Po ashtu një shkollë fillore shtetërore, sipas të dhënave nga Salnameja perandorake e Arsimit për vitin 1899/1900 kishte edhe në lagjen e Teqes e quajtur TEQE MAHALESI, me shpenzime vjetore 7.650 groshë. / Shih më detajisht DEVLET MAARIF SALNAMESI, 1899/1900, f. 1330-150/
Në vitin shkollor 1895/96, shkolla të tilla në Tetovë ishin;
Në lagjen XHEDIT MAHALESI një shkollë fillore me 60 nxënës, ku arsimtar ishte Hafëz Hasan efendiu;
Në lagjen XHAMI ATIK MAHALESI një shkollë fillore me 120 nxënës, ku arsimtar ishte Hafëz Qamil efendiu;
Në lagjen KYPRI MAHALESI, një shkollë fillore me 40 nxënës, ku arsimtar ishte Hafëz Hasan efendiu.
Në lagjen SALI ÇELEBI MAHALESI një shkollë fillore me 150 nxënës, ku arsimtar ishte Hafëz Hysein efendiu
Nga mbarimi I dekadës së parafundit e nga fillimi I dekadës së fundit të shekullit XIX në Tetovë e rrethinë punonin 5 shkolla fillore shtetërore të qytetit të Tetovës, ku mësimin e në shkollat fillore shtetërore të Qytetit të Tetovës në atë periudhë mësonin afër 400 nxënës
Në qytetin e Tetovës si dhe në fshatrat, përveç shkollave fillore shtetërore, kishte dhe një numër të madh shkollash fillore private ose sabiane për djemë e vajza, të cilat, sipas të dhënave zyrtare osmane janë 27, e ndër ta edhe Përshevca me sa vijon; Në fshatin Përshevcë një shkollë fillore private e pranuar nga shteti në vitin 1875, me shpenzime vjetore 700 groshë;
* * * * * * * * * * * *
Ndër hoxhallarët të cilët kanë diplomuar në këtë Mejtep sot e tërë ditën përmenden si; Mulla Ilmiu nga Tearca, Mulla Sadriu dhe Ademi nga Përshevca, Mulla Haliti dhe Femiu nga Gllogja, Mulla Rushani nga Odri, Hafiz Hashimi nga Përshevca e shumë e shumë të tjerë që për përshevcasit është mburrje, funksionon shkolla fillore Kliment Ohridski me afro 600 nxënës ku mësimi zhvillohet me dy ndërrime me 23 paralele e të punësuar mbi 30 arsimtarë, 6 punëtorë teknikë, ndërsa drejtor i shkollës ëshët Burhamedin Isaku. Kjo shkollë për herë të parë e ndërtuar në vitin 1934, ndërsa e rindërtuar në vitin 1981, por, vitin 2001/2002 CIMIC i forcave të KFOR-it gjerman ka ndërtuar sallën e sportit e cila ka kushtuar afro 30 mijë euro. Ky fshat ka ambulancë private e mjekut Agim Xhelilit, e cila punon 24 orë, ka një barnatore private Medikfarm e Hasim Beqirit, ka disa firma prodhuese private si ARES, e cila merret me dyer dhe dritare, Alsseko që merret me lyerjen e objekteve, dy restorante Ulqin dhe Berlin, ka pesë ëmbëltore, shtatë shitore si dhe Zyrën e vendit në fshatin Tearcë, por siç thonë se investimi simbolik edhe pse ka tendencë për tu shtuar nga mërgimtarët edhe pse ka mbi 100 familje në vende të Evropës Perëndimore si në Danimarkë, Zvicër, Gjermani, Norvegji e gjetiu si dhe 3 familje në SHBA, ndërkaq kryetari Sherif Esati shpreh falënderim publik për ndihmat konkrete të mërgimtarëve të vyeshëm për kontributet për ta ndërtuar e sendërtuar fshatin e tyre që dëshmojnë një mori faktesh dhe argumente të të gjitha segmenteve të jetës në Përshevcë.
Po ashtu nuk mungon edhe jeta kulturore dhe sportive, ky fshat ka Shoqërinë Kulturore Artistike JEHONA e cila që nga lufta e vitit të kaluar e deri më sot sikur ende nuk mund të rimëkëmbet që ndoshta së shpejti edhe do të aktivizohet ashtu siç duhet, ndërsa Klubi i Futbollit JEHONA ndihmon dukshëm në ngritjen e vetëdijes sportive që edhe nuk u mungojnë rezultatet. Por, duhet veçuar se nga ky fshat i cili ka dhënë figura të shquara në rrafshin e shkencës që banorët e Përshevcës mburren me personalitetet e tilla si: profosori Hasan Efendi Hasani, i cili në vitin 1910 ka nxjerrë mbi 30 imamë duke filluar nga trevat shqiptare të Maqedonisë e deri në Elbasan, është veprimtar i Rilindjes sonë Kombëtare, Shefket Osmanin ushtar i devotshëm i Ballit Kombëtar në Luftën e Dytë Botërore, kanë dy dëshmorë në Luftën e Dytë Botërore, veteranët e arsimit Abdylqerim Xhelili, Sherefsadik Sadiku, Nuriman Zahiti, pelhivani respektivisht refer i këtij sporti tradicional në këto anë i ndjeri Harun Rexhepi, pelhivani Shauki Nexhipi, gjithashtu me ndër të veçant i kujtojnë mësimdhënësit e parë si Hashim Rekën nga Tetova, Halil Golën nga Dibra dhe mësuesin Dehar nga Tetova.
Ky fshat ka mbi 70 kuadro të diplomuar ku prej tyre ndoshta 20 vetë janë në marrëdhënie pune, por ka mbi 30% që marrin ndihma sociale. Rinia e fshatit, edhe pse me përgatitje adekuate shkencore dhe arsimore, me të mesme dhe një numër simbolik me arsimim fillor, nuk janë të punësuar apo simbolikisht janë në administratën shtetërore dhe atë tre policë të rregullt tash pas luftës së vitit të kaluar, tre në Shkup, pesë në Tetovë dhe disa në shkollën fillore. Si në shumë vende të tjera edhe në arat e këtij fshati një përqindje simbolike mbeten të papunuara që siç shprehet një i ri, se me të madhe njerëzit kanë filluar ti shfrytëzojnë kulturat e ndryshme të bujqësisë, të cilat bëhen me bollëk, por që janë për nevojat familjare e ndoshta sadopak edhe për në treg.
Vetë shtrirja e bukur rrëzë Mallit Sharr, të jep përshtypjen se ky fshat është në zhvillim e sipër për këtë dëshmojnë mbi 30 shtëpi të reja të ndërtuar në 5 vitet e fundit si dhe nuk është evident komponenti i migracionit fshat-qytet, apo diku më larg. Sinori i tokës së këtij fshati kufizohet me atë të, Tearcës, Bjeshkët e Sharrit, Gllogjën dhe me Jegunovcën.
INFRASTRUKTURA
Infrastruktura e këtij fshati është e kënaqshme sepse të gjitha investimet e bëra deri tani janë me vetëkontributin e përshecasve me përjashtim të rrugës rajonale e cila është ndërtuar në vitin 1968. Me vendim të Bashkësive Vendore të fshatrave Përshevcë, Gllogjë dhe Tearcë rruga kryesore që i lidh këto fshatra është pagëzuar me emrin SHABAN SAHITI, e që ia kanë ngritur pllakën përkujtimore dëshmorit të luftës së lavdishme USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE të vitit të kaluar. Me vetë kontribut banorët e Përshevcës nga vendi i quajtur Çifte Potok në largësi 7 km prej fshati, sollën e ujin për pije edhe amvisëri në vitin 1999 i cili projekt ka kushtuar gati 200 mijë euro, ku me 37.500 euro ka participuar Ministria për Zhvillim e Republikës së Maqedonisë, që do të thotë se pjesërisht është zgjidhur kjo çështje. Prej vitit 1986 e këndej banorët e këtij fshati janë me lidhje telefonike të rrjetit tokësor, të cilët ankohen se kanë nevojë edhe për numra të rinj e cila duhet një ditë të ndodhë. Ndriçimi publik i këtij fshati siç shprehet Kryetari i Bashkësisë Vendore, Sherif Esati se duhet të sanohet në bashkëpunim me Komunën e Tearcës. Është për tu habitur se në këtë fshat me mbi 500 shtëpi prej vitit 1952 ende nuk është vënë transformator që ndoshta sadopak do ta rregullonte gjendjen e rëndë. Para do kohe është bërë zgjerimi i rrugëve të fshatit ku përshevcasit kanë investuar mbi 3 mijë euro ndërsa Komuna e Tearcës ka ofruar materialin e duhur. Rrugicat i kanë të shtruara me asfalt si dhe është rregulluar sadopak kanali i cili shërben për ujërat e zeza. Por, bujqit e këtij fshati kanë pasur një problem të përhershëm me ujërat për ujitjen e fushave edhe pse kanë tokë pjellore, uji i lumit Bistrica që padrejtësisht është marrë nga Kombinati i Jugohromit deri para do kohe, por besojnë se tash e tutje do të jetë gjithçka në rregull, ngase ky problem madhor është zgjidhur në interes të bujqve. Por, në këtë fshat ka ende shpresë që të riaktivizohet blegtoria për të cilën gjë dëshmon pensionisti nga Gjermania Latif Fejzulli që aktualisht ka mbi 400 kokë dhenë.
BASHKËSIA VENDORE DHE KOMUNA E TEARCËS-BASHKËPUNIM SHUMË I MIRË
Bashkësia vendore e cila numëron 9 anëtarë dhe ka një këshilltar komunal e ai është Ibrahim Mehmeti, i kanë të harmonizuara qëndrimet dhe kërkesat për të mirën e vet fshatit, të cilën gjë e konfirmon edhe kryetari i kësaj komune Llokman Elezi se bashkëpunimi me Bashkësinë Vednore dhe me Komunën e Tearcës nëpërmjet të këshilltarit nga ky fshat janë shumë të mira edhe pse fshati Përshevcë i ka karakteristikat e veta por ne si Kuvend komunal i Tercës që nënkupton se punët për nevojat dhe kërkesat jetike i kemi të harmonizuara që dëshmon se edhe Këshilli i Bashkësisë Vendore thuajse të gjitha projektet i koordinon në interes të ndërsjellë pra, komunë-bashkësi vendore, që bashkërisht të ndihmojmë në të mirën e të gjithëve edhe pse na presin ende investime në rrafshin e infrastrukturës.
SHKOLLA DHE SHKOLLIMI JAPIN KUADRO TË TË GJITHA LËMIVE SHKENCORE
Shkolla Fillore Qendrore Kliment Ohridski me afro 600 nxënës ku mësimi zhvillohet me dy ndërrime me 23 paralele e të punësuar mbi 30 arsimtarë, 6 punëtorë teknikë, ndërsa drejtor i shkollës është Burhamedin Isaku. Kjo shkollë për herë të parë e ndërtuar në vitin 1934, ndërsa e rindërtuar në vitin 1981, por vitin 2001/2002 CIMIC i forcave të KFOR-it gjerman ka ndërtuar sallën e sportit e cila ka kushtuar afro 30 mijë euro.
Po ashtu shkollimi i mesëm është bërë si shkollim i domosdoshëm që rezulton me vijimin masiv të shkollimit dhe atë mbi 80% ku vlen të përmendet shkollimi i femrës. Siç kuptojmë nga Ikmet Rexhepi student në UEJL se nga ky fshat ka mbi 40 student që ndjekin studimet si në UT, UEJL, në Prishtinë, Tiranë, Shkup e gjetiu.
JETA KULTURORE DHE SPORTIVE
Klubi i Futbollit JEHONA
SHKASH JEHONA
Në fillimin e viteve të 1990 kur fillo të shembet Perandoria e Kuqe sllavo-komuniste, në Përshevcë u formua si në shumë fshatra të Luginës së Pollogut Shoqëria Kulturore Artistike Shqiptare me emrin JEHONA.
Kjo shoqëri, gjatë aktiviteti të saj të bujshëm tri herë mori pjesë në Festivalin Tradicional SHARRI KËNDON në Tetovë, ndërsa aktivitetet kanë pushuar prej luftës së vitit të kaluar e këndej edhe pse interesimi i të rinjve është i jashtëzakonshëm që sërish të riaktivizohet kjo shoqëri, ku më parë kanë funksionuar me sukses seksionet e dramës, valleve, muzikës popullore-folklorike, zbavitëse e të ngjashme, duhet theksuar se në këtë shoqëri si askund tjetër ka dominuar numri i madh i femrës shqiptare.
Gjithashtu ky fshat meriton kujdes më të madh nga secili subjekt dhe atë për arsye jetike, ndërsa për dëmet e vitit të kaluara nga bombardimet i llogarisin diku mbi 80 mijë euro. Për të ardhmen shprehin dyshim, por prapë se prapë ka shenja optimizmi se do të bëhet mirë nëse jetësohet Marrëveshja e Ohrit.
Si shumë fshatra të Pollogut edhe ky fshat me banorët e tij janë optimistë dhe shpresojnë për ditë më të mira.