Harroni kryeveprën e Shekspirit të shkruar për Makbethin, pasi në të vërtetë ky personazh ka ekzistuar realisht dhe ka qenë një mbret i zgjedhur dhe i respektuar jo vetëm në vendin e tij, por në të gjithë Evropën.
Makbethi daton të ketë lindur në vitin 1005 dhe të ketë ndërruar jetë në vitin 1057 si biri i Finlaich Mormaer i Morayet, mbret i një nënmbretërie, të cilën ai do ta trashëgonte më vonë. Sot Moray është një qark i vogël, por i pasur. Në të shkuarën, pra në kohën kur ka ndodhur edhe ngjarja, Moray ishte një vend i madh dhe kufizohej nga Ross, Buchan, Athol dhe Lochaber, duke qenë një nga shtatë krahinat që iu bashkuan krijimit të Skocisë në fillim. Burime bashkëkohëse thoshin se ai ka qenë i lidhur ngushtë me tre mbretër të mëdhenj të asaj periudhe si Malkolmi II, Kennethi II dhe Kenneth III, të gjithë të përfshirë në ngjarjet kelte, pikëve dhe irlandezëve të Skocisë, si dhe në ngjarjet e vikingëve skandinavë.
Historianët nuk pajtohen plotësisht në lidhje me marrëdhënien e tij me këta mbretër, por kjo hipotezë përforcohet edhe me shume nga fakti se ai ka lindur rreth 1005-s nga një nënë me prejardhje mbretërore kelte, e cila mund të ishte e bija e Malcolmit II ose e Kennethit III. Në 1010-n Malcolmi mundi një inkursion të madh Viking në Moray në Mortlach të Strathspeyt, por ka dëshmi të mjaftueshme të marra jo vetëm nga përdorimi i sagave, dokumente, por edhe analizat e ADN-së, që kanë treguar në ditët e sotme se skandinavët ishin vendosur dhe madje edhe ishin martuar me pikët për breza me radhë dhe Makbethit me shumë mundësi i rridhte ndër deje gjaku viking.
Si një vend i begatë, Moray ishte skena e luftimeve të vazhdueshme, kundër pushtuesve, por edhe për pushtime të ndërmarra nga ky vend. Makbethi u rrit me këtë sfond, duke mësuar artin e lutës dhe si të drejtonte burrat në fushën e betejës, në dhomën e këshillit dhe në gjykatë. Nga një burim i dokumentuar siç është lista e mbretit të shekullit të 11-të, Duan Albanach, e quan atë 'Mac Bethad Estemed. Madje, Makbethit mund ti përshkruhen edhe disa tipare të tijat të përshkruara tek saga Orkneyinga, e cila e paraqet atë si të gjatë, me flokë të artë dhe mbi të gjitha një burrë të admirueshëm në mesin e njerëzve. Pa dyshim ai ishte i vlerësuar mbi të gjitha si lider lufte dhe politikan në kohën e tij. Skocia vërtet lulëzoi nën sundimin e tij.
Po ashtu, në 1009, lindi Thorfinn nga vajza e madhe e Malcomit, gruaja e të fuqishmit Earl Sigurd i Orknei i njohur edhe si kushëriri i Makbethit. Earlët u detyroheshin besnikëri mbretërve të Norvegjisë dhe jo të Skocisë dhe ishujt e qarqet veriore të Caithness dhe Sutherland mbetën pjesë të çifligjeve skandinave deri në premtimin dhe caktimin e Margaritës së Norvegjisë në martesën e saj me Jame III në 1468. Janë bërë shumë përpjekje nga sundimtarët mesjetare skocezë për të fituar sovranitetin e ishujve veriore në kontinent, por mbështetja skandinave ishte gjithmonë shumë e madhe për të përmbysur Earlët e Orkneit. Megjithatë, Thorfinn kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë të tij nën tutelën e gjyshit të tij skocez dhe jo atë të mbretit të tij skandinav. Thorfinn si djali i bijës së parë të Malcolmit, i cili nuk kishte djem, duhet të ketë bërë nipin pretenduesin e parë të fronit skocez, por kjo duket të jetë injoruar dhe mosaprovuar nga të gjithë.Në vend që Thorfinni të trashëgonte kontet e fëmijërisë së tij, pranoi Dunkanin si drejtues të postit të Malcolmit pas vdekjes së tij. Kur sjellja e Dunkanit me mbretërimin e tij u bë e papranueshme Thorfinn u bë aleat i Makbethit dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore që aludon se Thorfinni ishte ai që vrau Dunkanin në betejë. Kur Makbethi shkoi në Romë në 1050 për Sinodin e Pashkëve të mbajtur nga Papa gjerman Leo IX , u bashkua me Thorfinn në pelegrinazhin e tij, ndoshta për ti kërkuar falje Papës për vrasjen e Dunkanit. Të dy u shpërndanë shumë lëmoshë të varfërve.
Alex Woolf, një lektor në Universitetin e Edinburgut, beson se Makbethi mund të ketë shkuar në Romë për pendesë për vrasjen e Dunkanit. Makbethi mund të ketë ndier se vrasja e Dunkanit ishte një mëkat, - thotë ai. - Peshkopët mund tia kenë sugjeruar atë udhëtim si një formë e pendimit.
Edhe pse të dy burrat preferuan ndoshta kishën kelte, të cilën Papa ishte duke u përpjekur për ta sunduar, veçanërisht për pranimin e saj për martesën klerike, ata u mirëpritën me madhështi të barabartë dhe të njohur nga kisha me statusin e tyre si mbretër, të cilët po vizitonin qytetin ku ata ishin në gjendje për të diskutuar çështjet evropiane dhe aleancave për ballafaqimin e trazirave të konsiderueshme ndërkombëtare, duke i vlerësuar të dy si të mirarsimuar dhe të respektuar. Thorfinn duhet të ketë qenë i impresionuar nga katolicizmi, megjithatë para vdekjes së tij në 1065 ai krijoi një peshkopatë në Birsay.
Ndërsa kushëriri më i ri i Thorfinnit, Dunkani, pati lindur në 1010-n dhe ishte biri i vajzës më të vogël të Malcolmit dhe me baba Abbot Crinan të Dunkeld, një klerik me sy ambicioz në të dy pushtetet, në atë politik nëpërmjet mbretërimit të djalit të tij dhe në Kryepeshkopatën e Yorkut. Ndoshta për ti siguruar një copë toke për Dunkanin, një nip pa pronë, ndryshe nga kushërinjtë e tij të fuqishëm, Malcolm pranoi nga një aleat që po vdiste Principatën Strathclyde. Ai shtroi kështu kufirin midis Skocisë dhe Anglisë, duke e zgjeruar aq larg sa Lancaster do të ishte i vështirë për tu kontrolluar ose mbrojtur pa aleatë nga të dyja anët. Ai madje ndihmoi edhe që Dunkani të martohej në Northumbria po për ruajtjen e Lancasterit.
Është ende një mister se si Dunkani arriti në mënyrë aq të lehtë të merrte fronin e gjyshit të tij, pa asnjë vërejtje nga kushërinjtë e tij më të mëdhenj, më të fortë, më të mençur dhe më me përvojë dhe sigurisht pretendues të etur për pushtet. Ata ndoshta ishin të lumtur për të lënë atë të merrej me folenë e grerëzave sulmuese duke mos i dhënë atij asnjë ndihmë, kur ai rrethoi Durhamin në 1039, ku dhe në fakt, iu shkaktuan humbje të mëdha. Kur Dunkani u përpoq të rrëmbente toka skoceze nga Orknei, ai u mund dy herë nga Thorfinni dhe kjo ishte dhe koha kur Makbethi u kthye kundër Dunkanit.
Në atë kohë, Makbethi ishte martuar me Gruoch, e veja e një këshilltari të të atit të tij dhe të dy kishin pretendime të forta legjitime të fronit nën sundimin e lashtë. Dunkani u mund në luftë në 1040-n pranë Elginit dhe vdiq në Pitgaveny nga plagët e tij, ndërsa Makbethi u zgjodh Mbret i Albas (Skoci). Por, dhe në realitet, Makbethi përfundon si një figurë tragjike, vdes me vdekjen që i takon një heroi në fushën e betejës në Lumphanen në Aberdenshire, nga djali i Dunkanit, Malcolmi, dhe sundimi i tij ishte i gjatë.
Disa kronika të asaj kohe të cilat kanë mbijetuar, shumë prej tyre me origjinë në Irlandë, e tregojnë legjendarin Makbeth si ruajtës së paqes në vendin e tij, të mëshirshëm dhe shumë altruist për të ndihmuar të varfrit.
Nga të gjitha llogaritë, Makbethi ishte një nga mbretërit më të mirë të Morayt.