Ekonomistët megjithatë vërejnë se kësaj rritjeje dyvjeçare të produktivitetit po i afrohet fundi, duke pasur parasysh atë se kompanitë e shterin mundësinë për rritje të mëtejshme të prodhimtarisë për shkak të zvogëlimit të fuqisë punëtore.
- Produktiviteti i punës në SHBA vitin e kaluar është rritur dhe e arriti nivelin më të madh gjatë tetë viteve të kaluara, tregojnë të dhënat e publikuara sot të Ministrisë federale të Punës. Shpenzimet për punë janë zvogëluar viti i dytë me radhë, që nuk ka ndodhur gjatë pesë dekadave të kaluara.
Produktiviteti, gjegjësisht sasia e prodhimit për një orë pune, është rritur vitin e kaluar për 3,6 për qind, pas rritjes prej 3,5 për qind në vitin 2009. Treguesit për dy vitet e kaluara janë më të mirët që prej vitit 2002.
Ekonomistët megjithatë vërejnë se kësaj rritjeje dyvjeçare të produktivitetit po i afrohet fundi, duke pasur parasysh atë se kompanitë e shterin mundësinë për rritje të mëtejshme të prodhimtarisë për shkak të zvogëlimit të fuqisë punëtore.
Kompanitë për vitin 2011 planifikojnë hapje të vendeve të reja të punës, që do të kontribuonte për rritje të përfitimeve të amvisërive.
Shpenzimet për punë vitin e kaluar janë zvogëluar për 1,5 për qind, pas rënies prej 1,6 për qind në vitin 2009. Zvogëlim vjetor i një pas njëshëm i shpenzimeve për punë nuk ka ndodhur që nga viti 1962 dhe 1963. Kjo megjithatë flet për presionin në të cilin iu ekspozuan pagat e punëtorëve gjatë recesionit të thellë, në të cilin janë humbur 8,4 milionë vende pune