Presidenti amerikan ka ripohuar se "qeveria e Egjiptit ka përgjegjësi për të mbrojtur të drejtat e popullit të saj dhe të lirojë menjëherë ata që janë arrestuar padrejtësisht".
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, u ka bërë thirrje kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryministrit britanik Dejvid Kameron të diskutojnë situatën në Egjipt dhe nevojën e ndryshimeve politike atje, njoftoi pres shërbimi i Shtëpisë së Bardhë, i cituar nga agjencitë botërore.
Presidenti Obama ka theksuar rëndësinë e një tranzicioni të rregullt dhe paqësor, që do të fillonte tani.
Obama po ashtu ka shprehur "shqetësimin e tij serioz për dhunën ndaj gazetarëve dhe grupeve për të drejtat e njeriut".
Presidenti amerikan ka ripohuar se "qeveria e Egjiptit ka përgjegjësi për të mbrojtur të drejtat e popullit të saj dhe të lirojë menjëherë ata që janë arrestuar padrejtësisht".