E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Klinikën për sëmundje infektive, siç theksohet në kumtesë, në 24 orët e kaluara në ambulancë janë kontrolluara 14 pacientë me simptome të gripit, prej të cilëve gjashtë janë të hospitalizuar dhe momentalisht në spital mjekohen 48 pacienat, me influencë të konfirmuar ose të dyshuar.
Njė fėmijė tetėvjeēar vdiq nga gripi A (H1N1) nė Shkup






Një fëmijë tetë vjeçar dje vdiq në Klinikën për sëmundje infektive të Shkupti nga tipi i gripit pandemik A (H1N1), i cili më parë ka vuajtur nga paraliza cerebrale.

Fëmija, siç kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë, disa ditë është mjekuar në shtëpi me terapinë e dhënë nga mjeku amë, pas së cilës mjekimi vazhdoi në Klinikën për fëmijë, ndërsa pas verifikimit laboratorik për gripin, nga 28 janari është transferuar për mjekim në Klinikën për sëmundje infektive të Shkupit, ku fillimisht është vendosur në aparate me oksigjenit, e pastaj në aparatin e respiratorit, por edhe përkrah përpjekjeve të mjekëve dhe terapisë së dhënë, gjatë ditës së djeshme është konstatuar vdekja e tij.

Në Klinikën për sëmundje infektive, siç theksohet në kumtesë, në 24 orët e kaluara në ambulancë janë kontrolluara 14 pacientë me simptome të gripit, prej të cilëve gjashtë janë të hospitalizuar dhe momentalisht në spital mjekohen 48 pacienat, me influencë të konfirmuar ose të dyshuar.

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve janë kontrolluar katër fëmijë, të cilët menjëherë janë hospitalizuar dhe aty për momentin në spital mejkohen 18 persona.

Në Spitalin e përgjithshëm të qytetit "8 Shtatori" vetëm një pacient është kontrolluar në ambulancë dhe një është në mjekim spitalor, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët - "Kozle" në ambulancë janë kontrolluar dy persona dhe atje numri i përgjithshëm i fëmijëve që mjekohen është 12 fëmijë.

Nga Instituti për shëndetësi publike informojne edhe për shtatë raste të reja të verifikuara në mënyrë laboratorike të gripit pandemik, me të cilat numri i përgjithshëm arrin 22 persona me verifikim të gripit A (H1N1).

Numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura me grip në gjithë Maqedoninë, deri dje, arriti në 8.800 persona, ku janë regjistruar gjithsej gjashtë raste të vdekjes, prej të cilëve dy janë raste pozitive të tipit A (H1N1), dy raste pozitive të tipit B, ndërsa dy raste të tjera janë diagnostifikuar sipas simptomave klinike të gripit, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Publikuar: 06.02.2011 | 15:36
Lexuar: 532 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime