E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duket se ditë për ditë po na del nga një yll i ri nga Tetova. Pas suksesit të grupit Elita 5, fotografes Mimoza Veliu, si dhe aktorëve Luan Bexheti dhe Blerim Destani, edhe një i ri nga Tetova po ngjitet lartë e më lartë. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin Shkumbin Ismaili
Edhe njė yll nga Tetova












Nga Elife Kurteshi


Duket se ditë për ditë po na del nga një yll i ri nga Tetova. Pas suksesit të grupit Elita 5, fotografes Mimoza Veliu, si dhe aktorëve Luan Bexheti dhe Blerim Destani, edhe një i ri nga
Tetova po ngjitet lartë e më lartë. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin Shkumbin Ismaili. 22 vjeçari, student i shkëlqyeshëm i degës se filmit dhe regjisë në akademinë e artit USHT, duket të jetë edhe në jetën e përditshme i qetë dhe i shoqëruar ashtu siç paraqitet në këngët e tij dhe
veçanërisht në skenë.

“Nuk dua të jem në qendër të vëmendjes të mediumeve me skandale
të ndryshme. Dëshiroj të jem në qendër të vëmendjes me muzikë kualitative andaj shumë rrallë pranoj intervista megjithatë ju falënderoj juve”, ka thënë pas ftesës sonë për një bisedë
ekskluzive për lexuesit tanë. Suksesi për të nuk paraqet diçka të veçantë por ndjen kënaqësi kur kërkohen nga ai autografe.

Vlerësimin më të madh pranon nga publiku kur e sheh se ky publik ia di të gjitha këngët. Përgëzimet e ndryshme i japin forcë për punë më të mëdha dhe kjo e bën që të jetë më i kujdesshëm në “prodhimin” e këngëve me të cilat tenton të lë gjurmë në muzikën shqiptare e jo hite “javore”. Thjesht, nuk do të jetë këngëtar i tillë.

Shkumbin Ismaili



Kësaj do t´i përmbahet përpikëshmërisht duke e shfrytëzuar në maksimum muzikën tonë popullore shumë të begatshme. Publikisht ka dal për herë të parë me këngën “Ti largohesh” në festivalin Top fest 3, këngë e cila është pëlqyer shumë nga publiku. Edhe pse nuk ishte në finalen e festivalit por këtij festivali dhe dëgjuesve ua dha një këngë shumë të mirë edhe pse nuk është vlerësuar aq sa duhet. Për momentin thotë se nuk do të merr pjesë në festivale për shkaqe të njohura sepse në të fatkeqësisht pak vlerësohen vlerat.

Bashkëpunimi me tekstshkrues si Arlind Farizin dhe Gazmend Izairin bënë që hitet si “Bindem” , “Ndoshta gabova” dhe “Vargjet e fundit” janë tashmë të kërkuara edhe në mbrëmje festive në diasporë. Së fundi ka një ofertë nga diskoteka shqiptare në Zvicër “Der Froschkönig”.

Por, ylli tetovar Shkumbin Ismaili nuk mjaftohet me kaq! Ai edhe vetë kujdeset për tekstet që këndon vazhdimisht dhe inspirohet nga vetë jeta dhe përditshmëria. “Gjërat që ndodhin në përditshmëri dhe në kalimin e kohës më inspirojnë dhe gjithnjë ma shtojnë motivimin për të shkruar tekste” thotë Shkumbini. Duke qeshur shton se këngët të cilat i ka shkruar vetë, ia ka kushtuar të kaluarës. “Kujt ia kushtojnë të tjerët, nuk e di.

Shkumbin Ismaili


Ndoshta edhe tekstshkruesit e mi ia kushtojnë thjesht “të kaluarës”. Nuk e di por, fundi fundit këngët po na dalin të mira dhe gjithnjë me kuptim të mirë dhe kjo më bënë të gëzohem shumë. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të jemi aq produktivë”. Tashmë mbetet për ne të jetë pjesë e fantazisë dhe e forcës se përfytyrimit tonë, se kujt ia dedikojnë këto këngë…

Bisedën e vazhduam me pyetjen se a ka thënë ndonjëherë "stop, u lodha"? Pak i befasuar nga kjo pyetje thotë se një gjë që e bënë me shpirt dhe me zemër nuk të bënë të ndihesh i lodhshëm. “Kur gjatë punës kërkoj atë që dua unë dhe nuk e gjej dot atëherë ndodh që lodhem shumë por asnjëherë nuk them “stop u lodha”! Kam një staf të shkëlqyeshëm të cilët më ndihmojnë në organizimin e punëve rreth muzikës dhe kjo më bën që të vazhdoj me më shumë forcë.

Shkumbin Ismaili



”Puna sjell suksesin”, është moto të cilës i përmbahet duke pasur parasysh se me ushtrime fizike dhe duke kënduar çdo ditë mundohet ta mban zërin dhe kondicionin për të qenë me i suksesshëm në skenë.

Për albumin dhe videoklipin harxhoi shumë kohë, saktësisht 2 vite dhe tani është në përgatitjen e sipër të një këngës se re por më tepër është përkushtuar fakultetit dhe mbrëmjeve të shumta muzikore, si në vendlindje po ashtu edhe dalëngadalë në diasporë. Por, Shkumbini nuk ndalet me kaq.

Në të ardhmen planifikon të paraqitet në festivalin e RTSH-së me një këngë Etno pop rock për të marrë pjesë në skenat e Eurovisionit për ta prezantuar kombin tonë në mënyrë dinjitoze dhe shqip. “Falënderoj juve dhe stafin tuaj për kujdesin ndaj meje.

Kjo është intervista ime e parë për diasporë, ju përshëndes të gjithëve juve dhe stafin tuaj dhe ju dëshiroj sukses juve ku nëpërmjet sukseseve të juaja tregohen dhe sukseset e mia. Një TUNG nga Tetova”, ndahemi të dy të kënaqur pas bisedës sonë të shlirshme dhe pa komplekse.

Publikuar: 15.04.2009 | 04:50
Lexuar: 4215 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
nazmi (07/10/2009 18:27:11) shum mir po edhe ta kise boe ma mir webin skishte dhesht mashum oki hahahahahaha tetova rrrrrrrrrrroooooooooooooofffffffffffffff ffttttttttttttttt
liza (19/10/2009 22:21:10) tungi shum i mir jam ti mos harroo shum i buki kisss nga frrrrrrrrrrr shum per ty
zana (12/11/2009 04:55:17) shumm i mir te koke
zana (12/11/2009 04:58:53) eheheh qk je ka fol o nazim se?
hanna (18/11/2009 13:56:40) me te vertet je yll bote te pershendes nga kosova i duam kenget tua shum kush i kupton normal ciaaaaaaa
mentor (24/11/2009 17:28:13) o qo****shum i qare je njeri a krejt i s****qit kang hala se shum te mira qito qe i ki qit qau veq vazhdo
dona (27/11/2009 18:46:57) shum shum bukur intervista, dhe vetem vazhdo... gjithnje e me mir behet... ju pershendes nga zemra
valentina (11/12/2009 19:03:37) suksese ......!
hajriz (15/12/2009 02:49:18) oooooooooo
ta hanksha mamin bre po qfar ylli ti
adelina (22/12/2009 00:05:10) shum i bukur je a vetem vazhdo edhe kenget shum te bukura je shum kengetar i mir gjith te mirat ne jet aa vazhdo keshut si ej a tung
nora (28/12/2009 08:56:32) me te vertet je yll vazhdo kshtu
neli (04/02/2010 04:31:52) shum keng e mir osht gabova vetem vazhdo kshtu
merita (18/02/2010 14:34:28) ambasadoret e bashkimit te trojeve shqiptare do te jene keta muzikanete e artista qe mbare shqiptaria i ka ,te lumte shkumbin muzika jote eshte e mrekullueshme .eshte kenaqesi te degjosh muziken tende ,merita nga kukesi
Era - Prishtinė (20/05/2010 20:54:58) Kėndon shumė mirė dhe kėngėt "Bindem" dhe "Vargjet e fundit" i ka shumė tė mira. Suksese
AjShe'Hhh (15/01/2011 22:09:11) Hahhahahahah shkumbimii hhahahhaa nese lexon komentin mir a tmetek nqytetine tetoves kur ai shoki iot na ngucte e ti i the lej bre mos i nguc vajzat ahhahahahahahahe kur tpyta a je shkumbimi mthee jo vllajjj jam hahaha turp kishe hahahaha Tpsh nga tetovarja :D:D:D:D
Linda (04/03/2012 16:24:20) je i vecant me bukuri me kenge je shpyrt sun me ta kalu kusheee

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime