E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kënga ‘Warpath’ doli ilegalisht pak kohë më parë në internet dhe të gjithë menduan se bëhet fjalë për hitin më të ri të Lady Gaga, por në fakt bëhet fjalë për këngën e artistes shqiptare, e cila sapo ka nisur të hyjë fuqishëm në tregjet ndërkombëtare.
Shqiptarja qė ka tė njėjtin producent si Lady Gaga







Këngëtarja me origjinë shqiptare, Kristinë Elezaj, e cila sipas shtypit amerikan i ngjan për nga flokët Shakirës, për nga trupi këngëtares Pink dhe për nga lëvizjet Britney Spearsit, ka publikuar video klipin e saj më të ri të quajtur “Warpath”.

Sipas ueb faqes së njohur “Radar on Line”, shqiptaro-amerikania e bukur shfaqet mahnitëse, herë me bikini e rrethuar nga flakët, e herë e shoqëruar nga balerinat e saj mbi motor. Hiti më i ri i Kristinë Elezajt është realizuar nga producenti dhe kompozitori më i kërkuar momentalisht, “The Red One”, i cili ka realizuar të gjitha këngët e Lady Gaga.

Kënga ‘Warpath’ doli ilegalisht pak kohë më parë në internet dhe të gjithë menduan se bëhet fjalë për hitin më të ri të Lady Gaga, por në fakt bëhet fjalë për këngën e artistes shqiptare, e cila sapo ka nisur të hyjë fuqishëm në tregjet ndërkombëtare.

Sipas revistës amerikane “The Billboard”, muzika e Kristinë Elezajt është një shkrirje mes stilit të Rihannës dhe Britney Spears. Elezaj është duke punuar për albumin e saj, i cili pritet të dalë në tregjet ndërkombëtare, njofton revista Bluetooth.
Kristina Elezaj
Kristina Elezaj

Publikuar: 06.02.2011 | 19:34
Lexuar: 1129 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime