E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prokuroria publike në Paris ka filluar hetuesi të komunikimit financiar të bankës franceze-belge "Deksia", për shkak të gjoja përhapjes së informatave të rreme.
Banka








Prokuroria publike në Paris ka filluar hetuesi të komunikimit financiar të bankës franceze-belge "Deksia", për shkak të gjoja përhapjes së informatave të rreme.

Hetuesia ka filluar me kërkesë të profesorit universitar Rober Kazanovas, i cili pohoi se banka "ka publikuar informata të rreme dhe manipuluese".

Sipas Kazanovas, informatat e tilla në vitin 2008 e kanë shtyer të blejë 113.390 aksione në "Deksia" me çmim prej 15 eurosh për një aksion. Megjithatë, me shfaqjen e krizës financiare globale dhe pas humbjeve të shkaktuara të bankës në Evropën Qendrore dhe Lindore në vlerë prej 13 miliardë eurosh, vlera e aksioneve të saj është ulur në 1,21 euro.

"Kam pësuar humbje prej 685.850 euro. Në reklamën e bankës nuk parashihej se pritet të ketë vështirësi, çfarë është më e keqja, jepeshin infromata jo të sakta", pohoi Kazanovas.

Për shkak rënies në probleme "Deksia" gjatë muajve të kaluar ka marrë ndihmë në kuadër të masave në Francë, Belgjikë dhe Luksemburg për shpëtimin e sektorit bankar. Më 13 mars Komisioni Evropian ka vendosur të realizojë hetuesi me qëllim që t'i kontrollojë potencialet e bankave për dalje nga kriza.

Publikuar: 15.04.2009 | 18:08
Lexuar: 542 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime