E premte, 19.12.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë. Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj, por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës.
Takikardia- rrahjet jo normale tė zemrės

Si ndodh takikardia?

Takikardi d.m.th ritmi i shpejtë i zemrës, pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet.
Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe në gjendje normale si p.sh:
Gjatë ushtrimeve fizike.
Gjatë temperaturës
Gjatë emocioneve apo merakut.
Por mund të ndodh që edhe një problem me gjendrat e tiroideve p.sh hipertiroidia (punimi më shumë se sa duhet i kësaj gjendre ) mund të shkaktoj takikardi.
Gjithashtu edhe përdorimi i disa ilaçeve (disa ilace kundër kollës, gripit apo për rënien në peshë etj.) apo kokaina dhe pijet me kafein mund të shkaktojnë takikardi.
Këto që thamë më lart nuk janë shkaqe që kanë lidhje drejpërsëdrejt me zemrën.

Shkaqet që kanë lidhje me zemrën janë:

Takikardia atriale paroksismale (PAT) dhe takikardia supraventrikulare (SVT) : Këto forma të takikardisë vijnë si pasojë e një çrregullimi të impulseve elektrike që prodhon zemra. Nuk janë dhe aq shumë shqetësuese sa ato që do të përmendim më poshtë.
Fibrilacioni atrial: Ky fenomen vjen si pasojë e tkurrjes së çrregullt të veshores së majtë apo të djathtë të zemrës.
Takikardia ventrikulare: Kjo lloj takikardie është e rëndësishme të diagnostikohet pasi mund të kthehet në fibrilacion të ventrikulës (barkushes) dhe si rrjedhoj të prishi pompimin e gjakut të zemrës dhe kjo mund të jetë vdekjeprurëse. Megjithatë nuk është shumë e shpeshtë. Rrahjet e zemrës janë shumë të larta megjithëse ritmi është i rregullt. Kujdes nëse jeni duke përdorur ndonjë ilaç. Mund të ndodh që ai të jetë stimuluesi i kësaj gjendjeje. Konsultohuni me mjekun tuaj.

Fibrilacioni ventrikular: Kjo është gjendja më e rëndë e takikardisë. Zemra rreh shumë shpejt dhe në mënyrë të çrregullt. Në këtë mënyrë zemra nuk pompon dot gjak dhe pushon së rrahuri (arresti kardiak). Ndonjëherë kjo gjendje nuk zgjat shumë dhe rikthehet vetvetiu por shpesh kërkon një kurim intensiv me ilaçe apo mjete të tjera (shok elektrik) për parandalimin e mosfurnizimit me gjak të trurit dhe rrikthimin e punës së zemrës.

Këto raste mund të vijnë si pasojë e një problemi me zemrën, nga dëmtimi i muskujve të saj, i kapakëve të zemrës apo edhe të ndonjë bllokimi damari koronar (që ushqen zemrën ) apo një dëmtimi të një infarkti të kaluar (sidomos tek të moshuarit).
Cilat janë shenjat?

Simptomi kryesor është rrahja e shpejtë e zemrës. Bashkë me të mund të gjenden edhe përzierje të stomakut (nauze), marrje mendsh dhe rënie të fikësh, djersë të ftohta, bllokim frymëmarrjeje apo dhimbje gjoksi. Nëse bashkë me rrahjet e shpejta keni edhe ndonjë prej shenjave që përmendëm bëni mirë të vizitoheni tek një mjek kardiolog.
Si diagnostikohet?

Mjeku do t’ju pyesi rreth shenjave që përmendëm dhe do të amrri një informacion më të detajuar. Do t’ju bëj vizitën e zemrës dhe mushkërisë. Për një mundësi të problemeve me tiroidet mund të kërkojë analizën e gjakut për hormonet. Mund të kërkojë një grafi mushkërie dhe do t’ju bëj një EKG (elektrokardiogram). Doktori mund t’ju kërkojë që të mbani me vete 1-3 ditë një aparat që quhet holter dhe që shërben për matjen e aritmive (çrregullimit të rrahjeve të zemrës). Nëse rrahjet shpejtohen gjatë aktivitetit fizik mund t’ju kërkojë që të bëni një EKG gjatë stimulimit të vrapit.
Si kurohet?

Kurimi varet nga lloji i takikardisë. Mund të përdoren këshilla parandaluese por edhe ilaçe të ndryshme. Duke filluar me beta bllokuesi apo bllokuesit e kalçiumit. Pastaj nëse nevojitet përdoren ilaçe kundër aritmive por kujdesni në përdorimin e tyre pasi kanë efekte anësore. Përdorini nën direktivat e mjekut tuaj.Nëse keni një takikardi ventrikulare apo fibrilacion ventrikular krahas ilaçeve ndjehet e nevojshme edhe elektroshoku prandaj dërgimi i menjëhershëm në spital është mjaft i rëndësishëm.
ǒduhet bërë për ta parandaluar?
Më e rëndësishmja është të bëni një jetë të shëndetshme për zemrën tuaj.
Kujdesni peshën
Kujdesni ushqimin
Mos pini cigare
Mundohuni të ecni apo bëni ushtrimet që mjeku ua ka këshilluar.
Largojuni pijeve me kafein.
Rregulloni diabetin (nëse keni), tensionin e lartë dhe kujdes me kolesterolin.
Pas moshës 40 vjeçare shkoni rregullisht për kontroll tek kardiologu. Kjo për arsye se aritmitë mund të përsëriten.

Publikuar: 13.10.2008 | 12:20
Lexuar: 4424 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
artiola (30/01/2010 23:11:05) Se pari nju flm per inf dhe keshillat qe ju jepni ne lidhje me semundje te cilat jan sa te perhapura dhe te rrezikshme per njerezit.Une kam nje djale 12 vjec dhe nje dite me njoftuan ne shkolle qe ka pas takekardi te zemres,e cova te mjeku dhe me tha qe eshte pa problem ka dicka kalimtare.te them te drejten u bera sh merak,dhe si di po shpresoj qe mos ti perseritet.Mjeket me thane qe ska asgje serjoze.....
elona plepi (14/05/2013 17:11:44) ju jam mirenjohese pa fund per keshillat dhe informacionin qe jepni! me ndodh shpesh te kem rrahje te shpeshta te zemrez dhe mund te arrijne ne 130 per nje minute
. kam bere 2 here ekg dhe analizat per tiroidet dhe doli qe kam nje strume te grades te pare dhe po mjekohem per kete por edhe tani qe jam me mjekim me ndodh. nese mund te me thoni dicka me shume do ju isha sh mirenjohese!

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime