Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme e shfuqizoi nenin 26 të Ligjit për arsim fillor të vitit 2008 me të cilin mundësohet organizim dhe arsim fetar në shkollat fillore.
Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme e shfuqizoi nenin 26 të Ligjit për arsim fillor të vitit 2008 me të cilin mundësohet organizim dhe arsim fetar si lëndë përzgjedhëse në shkollat fillore.
Gjykata e hoqi këtë dispozitë nga Ligji për shkak se është në kundërshtim me Kushtetutën, e cila garanton ndarje të shtetit nga bashkësitë fetare.
Përmbajtja e nenit 26 nga Ligji, siç shpjegoi pas seancës së sotme zëdhënësi i Gjykatës kushtetuese Jugosllav Milenkoviq, nënkupton që në institucionet arsimore të shtetit të organizohet shkencë fetare, mësim fetar etij.
"Gjykata kushtetuese vlerësoi se kjo dispozitë ligjore nuk është në pajtueshmëri me nenin 19 dhe amendamentin 7, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me të cilat garantohet liria e të drejtës fetare, por e cila nënkupton që askush të mos ndikojë te qytetari në zgjedhjen e saj dhe vendimin rreth përcaktimit fetar", shtoi Milenkoviq.
Gjykata vlerësoi se me këtë nuk sigurohet ndarje e shtetit dhe e bashkësive fetare, por lidhje të tyre, që ndikon në lirinë e qytetarit në besimin fetar.
Gjykatësit vërtetuan se sipas pikës 2 të amendamentit 7 të Kushtetutës së bashkësive fetare iu është mundësuar që lirshëm të organizojnë shkolla fetare, por jashtë nga institucionet arsimore të shtetit.
Ndikimi i vendimit të Gjykatës kushtetuese fillon prej ditës së publikimit të vendimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, respektivisht zakonisht në periudhë prej 10 ditësh nga miratimi i vendimit të Gjykatës.
Bartës i iniciativës është Partia Liberal-demokratike