E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kur i hedh një vështrim karrierës së James Franco, të vjen ndërmend përcaktimi që Joane Woodward i bëri Dennis Hoper: “Dennis është një gjeni.
James Franco: Jam njė aktor, por do tė kėndoj dhe kėrcej natėn e “Oskarėve”









Nuk jam e sigurt se në çfarë, por unë besoj tek ai dhe tek talenti i tij interpretues”. Me njeriun e “Easy river”, 30-vjeçari që ka të gjitha shanset të jetë ylli i ri i Hollivudit, ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme. Franco, përveçse reciton që prej një dhjetëvjeçari, është një artist shumëdimensional në plot kuptimin e fjalës. Ai pikturon, shkruan, jep mësim dhe krijon edhe skulptura herë pas here.

Sigurisht, jo gjithçka që bën ka vlera të jashtëzakonshme, por e rëndësishme është që ai ka shumë për të thënë, dhe këtë e bën përmes mjeteve të ndryshme artistike.

Për këtë mjafton që të bësh një kërkim në “YouTube”, për të parë performancat e tij artistike. Të frymëzuar nga energjia pozitive dhe kreative e këtij artisti dhe aktori tashmë në ngritje, organizatorët e çmimit “Oskar” e kanë ftuar që të prezantojë natën e statujave të arta dhe të tapetit të kuq më të rëndësishme të kinematografisë amerikane dhe më gjerë. Pranë tij do të jetë Anne Hathaway dhe nëse do t’i referoheshim statistikave, kemi të bëjmë me drejtuesit më të rinj në moshë që kanë marrë përsipër këtë rol të rëndësishëm gjatë gjithë historisë së natës së famshme. Veç prezantimit, atij i kanë përgatitur një skenar sipas të cilit ai do të interpretojë, të këndojë dhe do të kërcejë në skenën e famshme të teatrit “Kodak”. Dhe, surprizat e të papriturat me një personazh të tillë nuk mbarojnë këtu. Ai, veç prezantuesit, është edhe i nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë për filmin “127 orë”, një film i Danny Boyle që merr përsipër rrëfimin e historisë së vërtetë të Aaron Ralston, një alpinist amerikan i cili mbeti i bllokuar nën një shkëmb dhe që për të shpëtuar nga kjo situatë ekstreme dhe e pashpresë, u detyrua që të priste njërën këmbë, atë që e pengonte të vazhdonte rrugën dhe në këtë mënyrë të shpëtonte jetën.

Ju jeni rritur në një familje artistësh?

Mamaja ime dhe im atë ishin piktorë, dhe janë takuar së bashku në shkollën e arteve të bukura në Standford. Më pas ai nisi punën në Silicon Valley, ndërsa ime më nisi që të shkruante libra për fëmijë, libra të cilët m’i lexonte edhe mua kur isha i vogël. Të gjitha aktivitetet e prindërve të mi, e veçanërisht të mamasë sime, më kanë ndikuar shumë në formimin e personalitetit dhe në shijet e mia artistike. Ime gjyshe dhe tezja ime kanë çelur disa galeri pikturash. Por, shembulli i kreativitetit të vazhdueshëm ka qenë ai i gjyshit tim, edhe pse ai ishte menaxher, por ishte tmerrësisht i dashuruar me artin dhe në çantën e tij të punës mbante gjithmonë me vete penela, lapsa dhe fletë të bardha, që në çdo moment të frymëzimit ta hidhte atë në letër.

Ju jeni shfaqur me cilësitë dhe nurin e një James Dean të ri në ekran, fillimisht me një serial televiziv, dhe më pas edhe me filma të tjerë, njëri prej të cilëve edhe filmi “Spiderman”. Më pas hytë në një krizë dhe keni deklaruar se jetën artistike, ose më mirë jetën kinematografike ua shpëtoi një film qesharak...

Kam nisur që të recitoj në një moshë shumë të hershme dhe kam luajtur në shumë filma,. Më pëlqente shumë në fillim, por në atë që bëja ndieja që kishte diçka që nuk funksiononte. Dhe, kjo ndjesi me kalimin e kohës u shndërrua në diçka që më bënte tmerrësisht që të vuaja. Me kalimin e kohës, përvojat e mira dhe më pak të mira që kam kaluar më lanë që të kuptoj se të recituarit është një proces në një zhvillim të vazhdueshëm dhe se gjërat mund të ndryshojnë gradualisht dhe të marrin forma të ndryshme. Me kalimin e kohës kuptova se një aktor mund të jetë shumëdimensional dhe se mund ta gjejë veten e tij pikërisht në rolet që nuk e ka imagjinuar kurrë më parë se janë të duhurit për natyrën e tij.

Interpretimi në filmin “Milc” me Sean Pean, çfarë ju ka mësuar?

Kam kaluar shumë kohë me Sean. Kur sheh një aktor si ai që ka 30 vjet që reciton, mund të mendosh se për të tashmë është gjithçka shumë e lehtë dhe e thjeshtë nga pikëpamja profesionale. Të duket se gjithçka është vendosur dhe ka mbaruar. Por, Sean e merr gjithçka, çdo impenjim profesional me një seriozitet të jashtëzakonshëm. Ai heton dhe gjurmon çdo detaj të vogël të rolit dhe mënyra e tij e punës është për mua një shembull dhe një shkollë shumë e madhe për sa i përket profesionit.

Çfarë domethënieje ka për ju recitimi?

Recitimi apo aktrimi është një aktivitet që më intereson shumë, njësoj si të shkruarit, të pikturuarit të dirigjuarit apo krijimi i skulpturave. Por, në radhë të parë mua më pëlqen loja në skuadër, pra në grup, më pëlqen që të bashkëpunoj dhe të bashkëkrijoj me të tjerët në fushën artistike. I jam rikthyer studimit të letërsisë, sepse disa nga shkrimtarët e mi të preferuar japin mësim në universitet, dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për t’i takuar dhe për të zhvilluar biseda me ta. Megjithatë, për hir të së vërtetës mund të them se një film është mbi të gjitha, vepra e regjisorit. Këtë e di, sepse edhe unë kam filluar që të bëj regji dhe të më pëlqejë shumë një gjë e tillë. Unë nuk mund të kontrolloj se si do të shkojë karriera ime, por mund të zgjedh me kë të punoj dhe t’ia besoj veten time atij. Këtë kam bërë me Danny Boyle dhe nuk do të isha penduar sido që të më kishin shkuar punët.

Por në fakt, gjërat ju shkuan mirë dhe madje jeni edhe kandidat për rolin më të mirë protagonist me filmin e tij. Si ishte aventura juaj në filmin “127 orë”?

Fillimisht ishte regjisori që më dërgoi për të lexuar skenarin. E kuptova që në fillim se bëhej fjalë për një rrëfim të jashtëzakonshëm, jashtë normales dhe mbi të gjitha, ishte një sfidë e jashtëzakonshme për një aktor. Por, jam i sigurt që sikur pas kamerës të mos ishte një gjeni si Danny, gjërat do të kishin shkuar shumë ndryshe

Publikuar: 07.02.2011 | 06:02
Lexuar: 565 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime