E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në bisedën e zhvilluar në një atmosferë miqësore, Rektori, Prof. dr. Agron Reka, z. David L. Philips e njoftoi me historikun e Universitetit dhe zhvillimet më të fundit në këtë institucion të arsimit të lartë të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.
David L. Philips nga Universiteti Amerikan Washington DC e vizitoi USHT-nė


Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Agron Reka, priti dje z. David L.Philips, Drejtor i Programit për Parandalimin e Konflikteve dhe Ndërtimin e Paqes në Universitetin Amerikan, në Washington DC, dhe studiues vizitor në Qendrën për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia.

Në bisedën e zhvilluar në një atmosferë miqësore, Rektori, Prof. dr. Agron Reka, z. David L.Philips e njoftoi me historikun e Universitetit dhe zhvillimet më të fundit në këtë institucion të arsimit të lartë të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

“Universiteti Shtetëror i Tetovës ka histori të shkurtë, por një të kaluar shumë të gjatë. Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994, si iniciativë e intelektualëve shqiptarë, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme dhe të gjithë dashamirëve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë“, tha Rektori, Prof. dr. Agron Reka, dhe shtoi se USHT-ja është strukturuar në 11 fakultete, 35 programe studimore, 93 drejtime studimore dhe 3 Institute hulumtuese shkencore.

Në takimin e sotëm, ku morën pjesë edhe Prorektori për Shkencë, Prof. dr. Reshat Qahili, Sekretari i përgjithshëm, z. Adem Beadini, Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. dr. Arbër Çeliku, Dekani i Fakultetit Filozofik, Doc. dr. Fehari Ramadani, Shefja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, zonjusha Valdrina Feai, Shefja e Kabinetit të Rektorit, zonjusha Ganimete Bexheti, ku u diskutuan mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit prestigjioz Columbia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë takim, konkretisht u diskutua mundësia e mbajtjes së një konference të përbashkët, e cila për synim parësor do ta ketë 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, të arriturat dhe sfidat e implementimit të saj.

Z. David L.Philips shprehu vlerësimet e tij për rolin arsimor dhe avancimin e proceseve shkencore në vend. “Universiteti Juaj, sikurse universitetet tjera publike në Republikën e Maqedonisë, përpos që kontribuon në arsimin e gjeneratave të reja, sigurisht që luan rolin që i takon edhe në parapërgatitjen e mbarë shoqërisë për sfidat e reja të zhvillimeve bashkëkohore”, theksoi David L.Philips, Drejtor i Programit për Parandalimin e Konflikteve dhe Ndërtimin e Paqes në Universitetin Amerikan në Washington DC.

Në përmbyllje të takimit, Rektori, Prof. dr. Agron Reka, vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të komunikimit në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe universiteteve amerikane.
David L. Philips nga Universiteti Amerikan Washington DC e vizitoi USHT-në
David L. Philips nga Universiteti Amerikan Washington DC e vizitoi USHT-në
David L. Philips nga Universiteti Amerikan Washington DC e vizitoi USHT-në
David L. Philips nga Universiteti Amerikan Washington DC e vizitoi USHT-në

Publikuar: 07.02.2011 | 08:11
Lexuar: 616 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime