"Kuptohet që të gjithë nuk mund të kemi qëndrime të njëjta dhe pozicione të njëjta për pikat që ishin në rend dite. Kjo tregon se në kushte të demokracisë çdokush i përfaqëson qëndrimet e veta, por gjithashtu është edhe përgjegjës për pozicionet dhe procedurat e veta", deklaroi Ivanovi.
Me vetë atë që liderët e partive politike parlamentare morën pjesë në debatin konstruktiv, takimi është pozitiv, vlerësoi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov pas takimit disaorësh të liderëve që u mbajt në rezidencën e tij.
"Kuptohet që të gjithë nuk mund të kemi qëndrime të njëjta dhe pozicione të njëjta për pikat që ishin në rend dite. Kjo tregon se në kushte të demokracisë çdokush i përfaqëson qëndrimet e veta, por gjithashtu është edhe përgjegjës për pozicionet dhe procedurat e veta", deklaroi Ivanovi.
Presidenti vlerësoi se është mirë që janë hapur çështjet dhe që është biseduar dhe shtoi se përmes dialogut politik duhet të arrihet deri në zgjidhje.
"E gjithë ajo që është në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe Ligjet është e mjaftueshme dhe në ato korniza mund të kërkohen të gjitha çështjet. Kërkesat të cilat dalin nga kornizat e Kushtetutës dhe ligjet nuk janë të mundura dhe kushdo qoftë nuk do të merrte përgjegjësi që atë ta plotësojë", deklaroi shefi i shtetit.
Ai informoi se gjatë debatit është biseduar për çështje të ndërlidhura me zgjedhjet, çështje nga jeta e përgjithshme, çështje që janë të ndërlidhura me funksionimin e sistemit të përgjithshëm politik në Republikën e Maqedonisë dhe sidomos çështjet për mediat.
"Kjo është në kompetencë të Kuvendit dhe të gjithë deputetët duhet në suaza të Kuvendit të gjejnë mënyrë se si gjithë kjo të shqyrtohet dhe si të gjenden zgjidhje brenda në institicuonet", tha Ivanovi, duke potencuar se ky takim nuk kishte për qëllim të nxjerrë debat jashtë institucioneve, as të japë zgjidhje ose të propozojë konkluzione.
"Qëllimi ishte që përmes dialogut të hapur të të gjitha subjekteve relevante politike në vend të gjendet zgjidhje dhe të mundet të gjitha institucionet të funksionojnë me kapacitet të plotë", tha Ivanovi.