E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i ri i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti filloi detyrën për katër vitet e ardhshme, pasi e mori atë nga paraardhësi Hazbi Lika. Bexheti vlerësoi faktin se në këto zgjedhje nuk pati probleme, ndërsa premtoi se do të punojë për të gjithë banorët e Tetovës.
Bexheti mori postin e kryetarit tė Tetovės











Kryetari i ri i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti filloi detyrën për katër vitet e ardhshme, pasi e mori atë nga paraardhësi Hazbi Lika.
Bexheti vlerësoi faktin se në këto zgjedhje nuk pati probleme, ndërsa premtoi se do të punojë për të gjithë banorët e Tetovës.

“Do të jem kandidat i cili do t’i kryej të gjitha punët për të gjithë qytetarët, edhe ata që kanë votuar edhe ata që s’kanë votuar, ju e dini se më tepër dua ta përmendi edhe një herë se nuk jam anëtarë partie do të dëshiroj të punoj si qytetarë I lirë, dhe do të tentoj ta mbaj atë që kam premtuar pa përkatësi partiake”, deklaroi Sadi Bexheti, kryetar i komunës së Tetovës.

Paraardhësi i Bexhetit, Hazbi Lika premtoi se do të japë kontributin e tij edhe në të ardhmen nëse kjo kërkohet.
“Ne do ta pranojmë ashtu siç janë përcaktuar qytetarët duke dëshiruar që komuna të vazhdojë me projektet të cilat ne i kemi nisur të cilat ne i kemi planifikuar. Unë bashkë me shokët e mi jemi të interesuar që komuna të vazhdojë me një zhvillim edhe më të hovshëm dhe do të japim kontributin tonë në këtë drejtim nëse kërkohet prej nesh”, tha Hazbi Lika, ish- kryetar i komunës së Tetovës.

Bexheti tha se në komunën e Tetovës nuk do të ketë largime nga puna apo hakmarrje dhe se të gjithë menaxherët e suksesshëm të drejtorive do të mbeten në vendet e tyre me tendencë për rritjen e vendeve të punës.

Publikuar: 15.04.2009 | 19:35
Lexuar: 940 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime