Po ashtu, shefi i repartit të Pediatrisë në spitalin Rajonal të Vlorës, ka konfirmuar edhe infektimin e tre fëmijëve me këtë virus, të cilët aktualisht tha ai, kurohen në shtëpi dhe janë jashtë çdo rreziku.
Janë konstatuar e konfirmuar tre rastet e para me virusin AH1N1 edhe në qytetin e Vlorës. Kjo konfirmohet nga kreu i spitalit rajonal të Vlorës, dr. Besnik Elezi, i cili sqaroi se një pacient i ardhur me një plagosje me thikë, gjatë analizës së gjakut, për shkak se i nevojitej gjak, ka rezultuar si mbartës i virusit AH1N1.
"Rasti është izoluar", u shpreh Elezi, "dhe po kurohet me tamil e gjithçka të domosdoshme", tha ai.
Po ashtu, shefi i repartit të Pediatrisë në spitalin Rajonal të Vlorës, ka konfirmuar edhe infektimin e tre fëmijëve me këtë virus, të cilët aktualisht tha ai, kurohen në shtëpi dhe janë jashtë çdo rreziku.
Ekzaminimet për pacientët e dyshuar me këtë virus kryhen të shpeshta dhe i dërgohen Institutit të Bakteriologjisë në Tiranë nga ku merret edhe përgjigja për prezencën apo jo të virusit.
Brahimi gjithashtu konfirmoi edhe një fluks të lartë të pacientëve të vegjël në dyert e pediatrisë në Vlorë me sindroma gripale, ku për të gjithë ekzaminimet bëhen të detajuara si dyshime të virusit AH1N1.
Virusi tha ai kurohet aktualisht te këta pacient me tamil, ndërsa këshillohet mbajtja e fëmijëve në kushte të përshtatshme për të evituar infektimin nga të dy viruset gripale të konfirmuara tashmë edhe në Vlorë, gripin sezonal A, dhe virusin AH1N1.