Dhjetëra ish pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë, në një tendë të vendosur para godinës së qeverisë, për të protestuar ndaj mungesës së ligjit që rregullon statusin e familjeve të veteranëve dhe të ish luftëtarëve.
Dhjetëra ish pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë, në një tendë të vendosur para godinës së qeverisë, për të protestuar ndaj mungesës së ligjit që rregullon statusin e familjeve të veteranëve dhe të ish luftëtarëve.
Ne do të vazhdojmë grevën deri në realizimin e kërkesave. Nuk jemi shumë optimistë për arritjen e shpejtë të marrëveshjes, duke pasur parasysh se qe tri ditë jemi këtu, nuk ka vizituar askush nga institucionet e Republikës së Kosovës, deklaroi Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Këshillit Organizativ të Grevës.
Kemi hyrë në grevë urie për të drejtat tona, për dinjitetin e luftës së UCK-së, dinjitetin e luftëtarit. Nuk jemi kundër qeverisë, as kundër askujt por vetëm dinjitetin po kërkojmë, tha Jonuz Maliqi, veteran i luftës.
Patjetër do të realizohen, sepse ne nuk jemi duke kërkuar diçka që nuk ekziston. Ne po kërkojmë të mbrohet dinjitetit i UCK-së, veteranëve në përgjithësi, tha Asmir Salihu, veteran i luftës.
Duke komentuar kërkesat e ish pjesëtarëve të UÇK-së, kryeministri Thaçi tha se çështja do të zgjidhet në kohën e duhur.
Ne çdo ditë punojmë në këtë drejtim. Janë prioritetet të qeverisë, implementimi i ligjit për veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve. Prioritetet Qeveria e Kosovës do ti implementojmë në kohë të rregullt dhe në përputhshmëri me kushtet dhe mundësitë të cilat i ka, deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.
Grevistët kërkojnë mbrojtjen me ligj të familjeve të ish luftëtarëve dhe veteranëve të luftës, ngritjen e pensioneve për invalidët dhe familjarët e dëshmorëve dhe shërimin e invalidëve jashtë vendit.