E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sikurse është bërë publike edhe përmes një spoti të transmetuar në mediat shqiptare, lidhur me ngjarjet e asaj dite, 18 vjeçarja Bekime Rexha është goditur me çadër në pjesë të fytyrës, nga një person që ishte mes disa protestuesve të 21 janarit.
Arrestohet Robert Pėrleka, personi qė goditi vajzėn nė protesta


Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e ngjarjes së ndodhur gjatë protestës së 21 janarit, në rrugën e Durrësit në Tiranë, kur një prej protestuesve, goditi në fytyrë një 18 vjeçare nga Tirana, teksa kalonte në këtë rrugë.

Sikurse është bërë publike edhe përmes një spoti të transmetuar në mediat shqiptare, lidhur me ngjarjet e asaj dite, 18 vjeçarja Bekime Rexha është goditur me çadër në pjesë të fytyrës, nga një person që ishte mes disa protestuesve të 21 janarit.

Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, bëri të ditur të martën në një konferencë për shtyp, se Robert Përleka, i shpallur në kërkim nga ajo ditë, është autori i goditjes me sende të forta në fytyrë të 18 vjeçares Rexha.

Ndërsa ndaj 36 vjeçarit nga Valiasi, u mor masa e menjëherëshme e ndalimit, materialet hetimore në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, për veprën penale të "plagosjes me dashje"./

Publikuar: 08.02.2011 | 14:34
Lexuar: 618 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime