E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përgatitja e planit strategjik të komunës në sferën e kulturës për periudhën 2011-2015. Në punëtorinë e ardhshme e cila do të mbahet në Prishtinë do të përgatitet edhe draft verzioni i planit strategjik i cili do t'i propozohet këshillit komunal për miratim.
Gostivari, plan strategjik pėr kulturėn 2011-2015






Një delegacion i përbërë nga pjesëtarë të fushës së kulturës në Gostivar dhe sektori për kulturë pranë komunës së Gostivarit morrën pjesë në punëtorinë që u mbajt në Ohër nën organizimin Qendrës së arteve performuese "MULTIMEDIA" të titulluar “Kultura PËR/NGA të gjithë”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përgatitja e planit strategjik të komunës në sferën e kulturës për periudhën 2011-2015.
Në punëtorinë e ardhshme e cila do të mbahet në Prishtinë do të përgatitet edhe draft verzioni i planit strategjik i cili do t'i propozohet këshillit komunal për miratim.

Projektin “Kultura PËR/NGA të gjithë” e implementojnë Qendra për arte performuese “Multimedia“ – Shkup dhe Tetari “Oda“ – Prishtinë. Në këtë projekt janë të kyçura 6 komuna nga Maqedonia dhe Kosova, me specifika të ndryshme gjeografike, etnike dhe urbanistike.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është definimi i sistemit efikas i mekanizmave në sferën e kulturës që do të çonte drejt zhvillimit sistematik kulturor të komunave të zgjedhura Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe komunat Gjilan, Novobërdë dhe Prizren, gjegjësisht të definohet politika lokale kulturore e komunave.

Publikuar: 08.02.2011 | 14:40
Lexuar: 487 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime