E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pritet, në kuadër të revizionit kuartal të kredisë së vlefshme prej 110 miliardë euro për Greqinë, përfaqësuesit e BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane të mblidhen me katër ministra, transmetuan agjencitë.
Inspektorė tė BE-sė, FMN-sė dhe BQE-sė nė revizion tė programit grek pėr kursim








Një ekip i inspektorëve, të cilët e mbikëqyrin marrëveshjen e Bashkimit Evropian dhe FMN-së për ndihmë financiare për Greqinë, sot në Athinë filloi bisedime me qëllim që të kryejnë revizion të programit për kursim të qeverisë greke, që duhet të bëhet para aprovimit të këstit të parë të kredisë, në mars, në shumë prej 15 miliardë euro.

Pritet, në kuadër të revizionit kuartal të kredisë së vlefshme prej 110 miliardë euro për Greqinë, përfaqësuesit e BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane të mblidhen me katër ministra, transmetuan agjencitë.

Pagesa e planifikuar e marsit do të jetë kësti i katërt i kredisë që Greqia e mori në maj të vitit 2010, ndërsa deri tani këtij vendi i janë paguar gjithsej 53 miliardë euro.

Më shumë sindikata në Greqi protestojnë kundër masave më të reja për kursim, me ç'rast për këtë javë greva paralajmëruan punonjësit në sektorin e transportit, farmacistët, mjekët në spitalet shtetërore dhe avokatët.

Publikuar: 08.02.2011 | 15:04
Lexuar: 565 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime