E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kosovës i nevojitën investime nga jashtë, sidomos në sektorin prodhues. I thashë zonjës ambasadore se Kosova mund të jete një shtyllë e një ure që lidh Turqinë me Evropën”. Kryetari Gërxhaliu u angazhua për projekte afatgjata të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, duke pasur parasysh se aktualisht Turqia është vendi i 17-të në botë dhe i 7-ti në Evropë për nga zhvillimi ekonomik.
Ambasadorja Ozan: Turqia pėrkrah Kosovėn







Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan theksoi sot se vendi i saj do të vazhdojë të përkrahë Kosovën si në çështjet politike ashtu edhe në ato ekonomike.

Gjatë takimit me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës ambasadorja Ozan ka vlerësuar lartë marrëdhëniet në mes të dy vendeve, duke theksuar se Kosova për Turqinë është një vend shumë i rëndësishëm.
“ Kosova për Turqinë është një vend tejet i rëndësishëm. Ajo e ka përkrahur edhe para pavarësisë dhe do të vazhdojë përkrahjet e saj.

Ne angazhohemi që një numër sa më i madh i shteteve të njohë vendin tuaj. Mirëpo detyra dhe qëllimi kryesor i Turqisë është që të mundësojë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në njëfarë mënyre shteti ynë ka bërë që firmat më të mëdha nga Turqia të marrin tenderët të rëndësishme në Kosovë.

Dëshira jonë kryesore është që bashkëpunimin tonë ta rrisim dhe të zhvillojmë edhe më tepër”, tha ambasadorja Ozan.
Ambasadorja Ozan shprehi besimin se Kosova edhe pse vend i vogël për nga numri i banorëve dhe territorit që ka mund të behët shumë shpejt vend i zhvilluar ekonomikisht.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, theksoi se gjatë takimit më ambasadoren Ozan u bisedua për situatën aktuale ekonomike në Kosovë, bashkëpunimin me Turqinë dhe tha se duhet gjetur format më të avancuara të bashkëpunimit, pasi që ka kaluar koha kur Kosova kishte nevojë për ndihma emergjente.

“Kosovës i nevojitën investime nga jashtë, sidomos në sektorin prodhues. I thashë zonjës ambasadore se Kosova mund të jete një shtyllë e një ure që lidh Turqinë me Evropën”. Kryetari Gërxhaliu u angazhua për projekte afatgjata të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, duke pasur parasysh se aktualisht Turqia është vendi i 17-të në botë dhe i 7-ti në Evropë për nga zhvillimi ekonomik.

“ Andaj kjo përvojë e tyre duhet te bartet në Kosovë përmes formave të avancuara te bashkëpunimit. Bashkëpunimi ekonomik për OEK-në dhe Kosovën ka një rendësi te veçante dhe duhet shfrytëzuar gatishmërinë edhe të ambasadores edhe të shtetit turk që t’i përkrahë proceset zhvillimore në Kosovë”, tha kryetari i OEK-ut.

Publikuar: 08.02.2011 | 15:55
Lexuar: 364 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime