Sipas verifikimeve të kryera në librat e amzës për persona të lindur dhe të vdekur në periudhën nga viti 1980 deri në vitin 2010 është vërtetuar se nuk janë regjistruar si të vdekur 14.983 persona nga të cilët 66 për qind respektivisht 8.685 janë shtetas të Republikës së Maqedonisë.
Lista zgjedhore është tërësisht e pastruar, e reflekton imazhin real dhe është plotësisht funksionale, bëri të ditur sot ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në konferencën për shtyp së bashku me ministrin e Drejtësisë, Mihajllo Manevski dhe kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Novakovski.
Sipas verifikimeve të kryera në librat e amzës për persona të lindur dhe të vdekur në periudhën nga viti 1980 deri në vitin 2010 është vërtetuar se nuk janë regjistruar si të vdekur 14.983 persona nga të cilët 66 për qind respektivisht 8.685 janë shtetas të Republikës së Maqedonisë.
Kjo është përgjigjja definitive e pastrimit të listës zgjedhore, deklaroi Jankulloska, e cila në konferencë shtypi sqaroi se si është kryer verifikimi dhe pastrimi i këtyre vlerave. Janë kontrolluar librat e amzës dhe tërësisht janë pastruar listat në 1.674 vendbanime, respektivisht 28 qytete në vend.
Ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski paralajmëroi se Qeveria ka marrë vendim që të bëhet verifikim edhe i librave të amzës për të persona të lindur dhe të vdekur dhe për periudhën nga viti 1950 deri në vitin 1980 dhe se ky operacion duhet të përfundojë deri në fund të marsit këtë vit.
"Do të verifikohen të gjitha të dhënat të përmbajtura në këto libra. Kjo, siç vlerlsoi ministri, është pastrimi më themelor i listave zgjedhore në përgjithësi në vend. Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor janë akoma në procedurë të shqyrtimit.
KSHZ-ja, sipas kryetarit Novakovski, pret që të implementohen ndryshimet e Kodit zgjedhor. "Gjatë kohë është punuar në këto ndryshime dhe me to duhet ta përmirësojmë kornizën e mirë zgjedhore që e ka në Republikën e Maqedonisë", tha Novakovski.
Novakovski thotë se me këtë Listë zgjedhore mund të shkojë në zgjedhje dhe se me listë të këtillë janë realizuar edhe zgjedhjet lokale në Zajaz në vitin 2010, por se megjithatë nevojitet edhe besimi nga pjesëmarrësit e tjerë në procesin zgjedhor.
Numri i përgjithshëm i personave të regjistruar në Kodin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2010 arrin 1.792.600 votues.