Nga shumica e lokaliteteve arkeologjike të Regjionit të Pollogut që datojnë nga periudha e antikës së hershme, më i ruajtur është lokaliteti i kalasë së Orashës i cili në mesin e arkeologëve është i njohur me emrin Sobri.
Prof. Ismet Jonuzi-Krosi
Botuar më: 2002
KALAJA E NICËS-DËSHMI NGA KOHA ANTIKE ILIRE
FSHAT I HARRUAR
Nga shumica e lokaliteteve arkeologjike të Regjionit të Pollogut që datojnë nga periudha e antikës së hershme, më i ruajtur është lokaliteti i kalasë së Orashës i cili në mesin e arkeologëve është i njohur me emrin Sobri. Për shkak të vend-pozitës që është larg nga komunikimi dhe gjendet në një kreshtë të (greminë) lartë mbi fshatin Orashë e Poshtme 25 km larg Tetovës, në thellësinë e maleve të Zhedenit. Në lokalitet vështirë mund të arrihet dhe thuaj se aspak i hulumtuar. Tani i harruar, por në kohën antike Sobri kishte pozicion tejet strategjik në rrugën prej Shkupi kah Lugina e Pollogut, dhe paraqiste pikën kufitare në mes provincave romake, dhe atë të Dardanisë.
Kjo Kala përveç në kohën antike të Ilirisë e këndej asaj romake , një periudhë e kanë shfrytëzuar edhe bizantinët që pas kësaj hesht funksionimi i saj. Në fillim të sundimit të Perandorisë Osmane në këto vise kalaja gjithashtu është shfrytëzuar për një periudhë të shkurtër edhe gojëdhënat dhe dëshmitë flasin se kjo kështjellë ka qenë një nga pikat kryesore ku janë zhvilluar beteja me rastin e futjes së ushtrisë zaptuese të perandorisë osmane. Po ashtu sipas prof.dr. Nebi Dërvishit, në vitin 1456 Gjergj Kastrioti me ushtinë e tij ka zhvilluar një ndër luftërat e tij në Luginën e Pollogut. Prej atëherë kjo kala ngadalë harrohet, ndërsa për ekzistimin e saj dëshmojnë vetë muret dhe kullat e larta që ende figurojnë. Këto kulla kanë qenë inspirim edhe për banorët lokal që të japin shumë gojëdhëna ku ndër to është edhe ajo e mbretëreshës Nica.
Për të cilën vetë banorët lokal thonë: Ky vend quhet kalaja e Nicës për atë se në këtë kala ka sunduar mbretëresha Nica. Vendi ku është vrarë mbretëresha Nica, e quajmë U VRA NICA, respektivisht fshati i sotëm Vratnicë. Po ashtu e trajtojnë si kala shumë të vjetër sipas rrëfimit të plakut Hysni: Ekzistojnë dy rrëfime për këtë kala. Pjesa nga ana tjetër e kalasë e cila ekziston që para erës sonë pra, periudhën antike të Ilirisë ndërsa kjo pjesë që duket është ndërtuar shumë më vonë.
Në fillim të shekullit XXI interesimi për Sobrin sërish është shtuar. Qyteti Sobri i cili gjendet në kalanë e Orashës është karakteristik për shkak se është një ndër qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme në rrethinën e Tetovës. Ka pjesën thirret Akropolis apo qyteti i epërm ku ka qenë administrata dhe qeveria e qytetit.
Kjo pjesë këtu është nën-qyteza ku kanë jetuar njerëzit e rëndomtë-thotë Qemal Qamili. Gjithashtu kjo kështjellë edhe gjatë luftës së 2001 i ka shërbyer UÇK-së si pikë strategjike dhe se ka rëndësinë e jashtëzakonshme, edhe pse siç thotë Qemal Qamili, këtë kështjellë duhet ta restaurojmë ngase është pjesë e së kaluarës e së tashmes dhe se do të jetë edhe e ardhmja jonë, kurqë shkenctarët-arkeologët e historianët thonë se është e ndërtuar në të njëjtën kohë me Kështjellën e Beratit ngase është po nga i njëjti material ndërtimor. Andaj porosit të gjithë ata që kanë mundësi institucionale që një ditë e më parë të fillojnë e të hartojnë projekte konkrete që ta gjallërojnë këtë Kështjellë ilre, ta përshtin për kompleks turistik ku do të kryhen shumë aktivitete të ndryshme artistike-kulturore.
Kjo është një hapësirë tejet e madhe në të cilën janë gjetur themelet e Bazilikës së hershme krishtere të shekullit të III apo të IV dhe është një ndër shenjat më të vjetra të krishterimit në rrethinën e Tetovës para se të futeshin sllavët e jugut në Luginën e Pollogut.
K A L A J A E N I C Ë S
Nga shumica e lokaliteteve arkeologjike të regjionit të Pollogut që datojnë nga periudha e antikës së hershme, më i ruajtur është lokaliteti i kalasë së Orashës i cili në mesin e arkeologëve është i njohur me emrin Sobri, ndërsa në popull e njohin si kalaja e Nicës. Kalaja shtrihet në kurorat e larta mbi fshatin Orashë e Poshtme më sakt 25 kilometra larg Tetovës, në thellësinë e maleve të Zhedenit. Brigjeve të përroit Nica me ujë të paktë që shpien rruga në brigjet pjellore të lumit Vardar shtrihet kalaja e Nicës.
Lokaliteti i kalasë së Nicës, thuaj se aspak nuk është hulumtuar. Edhe pse në kohën antike kalaja e Nicës kishte shumë pozicion strategjik që lidhte rrugën prej Shkupi kah lugina e Pollogut që njëherit paraqiste pikën kufitare në mes provincave romake, përkatësisht të Dardanisë-ilire antike.
Këtë kala në kohën antike të ilirisë dhe asaj romake, një periudhë e kanë shfrytëzuar edhe bizantët, ndërsa më pas funksionimi i saj sikur hesht. Në mesjetë në fillim të sundimit të përandorisë osmane, këto vise e veçmas kalaja e Nicës është shfrytëzuar për një periudhë të shkurtër. Prej atëherë kjo kala ngadalë harrohet, ndërsa për ekzistimin e saj dëshmojnë vetëm muret dhe kullat e larta që ende figurojnë.
Këta kulla kanë qenë inspirim edhe për banorët lokal që të japin shumë gojëdhëna ku ndër to është edhe ajo e mbretëreshës Nica. Për të cilën vetë banorët lokalë i thonë se ky vend quhet kalaja e Nicës për atë se në këtë kala ka sunduar mbretëresha Nica. Ekzistojnë dy rrëfime për këtë kala.
Nica është bartëse e dramës, por njëherit është edhe rrëfyese e aktit historik në Ballkanin ilirik. Ajo është histori e fatit e fatkeqësisë, heroizmit e tradhtisë, e djepave dhe varreve. Nica është historia e gjakut dhe kujtesës së popullit. Ajo del në amfiteatrin ilir nga kultura e ballsamosur nga thellësia e nëntokës ku me shekuj ka depërtuar vetëm kujtesa kolektive që për vete dhe fisin KOLË ajo fletë me gojën e popullit. Në skenën ku ajo ligjëron e ndërrojnë vendin errësira me dritën, trimat me frikacakët e viktimat me xhelatët. Nica është biografi e gojëdhënave, gojëdhënë plagëve të fisit, por njëherit është edhe gjurmim pas gjenezës, pas gjerësisë së fjalës, gjurmim pas shpirtit mediativ dhe pas përsosshmërisë që është simbol mediativ.
Kështjella e Nicës është edhe frymëzim për poetin tetovar Abdylaziz Islamin, i cili ia ka kushtuar përmbledhjen me poezi "NICA", i vetëdijshëm se edhe errësira ka anën e vet të ndritur, i mbyllur në ëndrrën dhe heshtjen e vet, ai gungjëzohet para këtij realiteti të largët, të cilit i duhet më shumë dritë dhe kthjelltësi. Abdylaziz Islami i kthehet të kaluarës ilire ku brenda kontekstit historik uji, toka dhe zjarri formojnë kontrastin e ngjyrave të cilat për aq sa gërshetohen mes vetes, po për aq edhe i kundërvihen njëra tjetrës.
Është karakteristike se toponimia e këtij lokaliteti që gravitojnë rreth saj ngase sipas poetit tetovar Abdylaziz Islamit përkojnë me emrërtime shqiptare.
Në këtë kala jeta ka funksionuar konformë ligjeve dhe standardeve të cilat kanë lënë gjurmë materiale siç është pjesa që thirret Akropolis apo Qyteti i Epërm ku ka qenë administrata dhe qeveria e qytetit. Po ashtu haset nënqyteza ku kanë jetuar njerëzit e rëndomtë. Në këtë kala janë gjetur themelet e Bazilikës së hershme krishtere të shhekullit të III apo të IV dhe është një ndër shenjat më të vjetra të krishterizmit në Luginën e Pollogut.
Kështjella e Nicës në historiografinë e perandorisë osmane haset me këto të dhëna; 1453/54 në këtë lokalitet kanë jetuar 46 familje dhe 14 të pamartuar, më 1467/68 kanë jetuar 64 familje, 3 tëpamartuar dhe 6 vejushe, më 1544/45 kanë jetuar 23 familje, 3 të pamartuar dhe 2 vejushe si dhe më 1568/69 haset me 30 familje dhe 15 të pamartuar. Ndërsa në vitin 1900 në kështjellën e Nicës ka patur 35 shtëpi, ndërsa në Orashë 36 shtëpi.
Njerëz të papërgjegjshëm në këtë lokalitet antik gërmojnë apo siç u thuhet Luanët në porcelan gjoja për të gjetur ar e flori, por për këtë dukuri të shëmtuar banorët e Orashës së Poshtme një zëri shprehen se janë të gatshëm ta mbrojnë dhe të përkujdesen që ngadalë në këtë shekull të ri ta shndërrojnë në qendër rekreative.
Dhashtë Zoti që herave tjera kur ta vizitojmë Kalanë e NICËS e të zë vendin e vet në histori ngase e kaluara duhet të zë vendin e vet meritor në analet e shkencës se përndryshe nuk do të na e falin brezat e rinj.
Kalaja e vjetër e Nicës që daton që nga antikiteti e qëndron krenare, por e paprekur fare e i është lënë kohës që ta rrënon. Ndoshta së shpejti do të ndriçohet e kaluara jonë e largët, deri atëherë këta mure me durim presin dhe do të qëndrojnë si shekuj më parë.
Brigjeve të përroit Nica me ujë të paktë që shpien rruga në brigjet pjellore të lumit Vardar shtrihet fshati Orashë e Poshtme. Udhëtim karakteristik ngase i ka lidhjet rrugore nga tri anë në perëndim nga Orasha e Epërme me rrugë të hapur para do vitesh ku në rrafshnaltën mbi këtë fshat është Kalaja e vjetër e Nicës që daton që nga antikiteti e qëndron krenare, e paprekur fare e i është lënë kohës që ta rrënon, nga jugu Nerashti dhe nga lindja prej Radushe. Fshati ka specifikat e tij, i rrethuar me male nga të katër anët ku kurorat e tyre lidhen njëra me tjetrën.
Futesh në një ambient ku ndeshen dy botë ajo e të kaluarës së largët që është evidente në këtë fshat ku kanunet, doket dhe zakonet janë pjesë e jetës. Para se të futesh në fshatin e vogël nga drejtimi i fshatit Orashë e Epërme shtrihet rruga në teposhtën dhe mbaron në brigjet e lumit Vardar ku në të derdhen uji i Përroit të Nicës dhe Përroit të Madh e që janë shndërruar në deponi klasike, ndërsa shtrirja karakteristike e shtëpive të ndërtuara nga mjeshtër të rrallë, të jep përshtypjen e fshatrave që mund të imagjinosh ne romanet e shkrimtarve tanë. Fshati Orashë e Poshtme graviton në Komunën e Vratnicës. Ky fshat gjendet 25 kilometra larg Tetovës, numëron 30 shtëpi dhe mbi 250 banorë. Orasha e Poshtme sipas gojëdhënave që flasin është ndërtuar në fillim të shekullit XX më saktësisht në luftërat Ballkanike siç thonë se në këtë lokalitet janë shpërngulur nga Orasha e Epërme daja me nipin ngase në atë botë i kanë vrarë ca ushtarë pushtuesit bullgar, të cilët u janë hakmarrë e ua kanë djegur fshatin ndërsa këta të lartpërmendurit janë vendosur në këtë lokalitet që më parë e kanë pasur vend për bagëtinë.
Prej atëherë ky lokalitet ka marrë formën e fshatit që ka ndikuar shumë afërsia me minierën e Radushës ku kanë punuar. Prej para dy dekadash ky fshat ka edhe Bashkësinë Vendore. Është karakteristike se toponimi i këtij fshati nuk përkon me të ngase në historiografi haset me emrin ARRNJETI që studiuesit e disiplinave përkatëse duhet ta ndriçojnë këtë toponim të lashtë.
Ky fshat është tipik me elemente të traditës shqiptare. Zhvillimi blegtorisë dhe lashtësia e fshatit xhamia është ndërtuar para dhjetë vitesh, dhe detyrën e imamit e ushtron hoxha nga Orasha e Epërme. Edhe këtë fshat të vogël plaga e rëndë e kurbetit e mbanë në kthetrat e veta. Përqendrimi i mërgimtarëve është në Danimarkë, Gjermani, Zvicër dhe një familje në kontinentin e largët të Amerikës në Kanada. Si në gjithë fshatrat edhe në këtë fshat ka mbi 50% që jetojnë nga ndihmat sociale. Rinia e cila është e paktë në këtë fshat nuk kanë asnjëfarë argëtimi as angazhim si në kulturë dhe sporte të ndryshme, edhe pse pjesa dërmuese pa përgatitje shkollore, kuptohet se nuk janë të punësuar apo vetëm simbolikisht janë në administratën shtetërore gjegjësisht vetëm në shkollën periferike dhe atë një arsimtar dhe një punëtor higjiene, ka pasur katër të punësuar në fabrikën e Jugokromit në Jegunovcë e sot janë pa punë dhe gjashtë të punësuar në ndërmarrjen e hekurudhës që për të gjithë këta është e vetmja mundësi e lidhjes me civilizimin që prej vitit të kaluar kanë telashe serioze ngase nuk funksionon treni në këtë linjë për shkaqe të njohura.

Por, duhet theksuar se nga ky fshat pas fillimit të Ri në Maqedoni ende nuk ka asnjë të punësuar. Sektori privat i ekonomisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme aspak i zhvilluar ngase nuk ka lokale afariste në përjashtim të një çajtores-ëmbëltore dhe një shitores së rëndomtë. Sa i përket bashkëpunimit të Bashkësisë Vendore me atë të Komunës së Vratnicës, Idriz Brahimi thotë:Bashkëpunimi është simbolik edhe pse kemi një këshilltar në komunë. Por, nëse e shikojmë në aspekte te tjera mund të themi se komuna fshatin tonë e ka lënë pas dore që do të thotë se nuk ka marrë asnjë iniciativë që të na përmirësojë kushtet në fshat. Një ndër problemet më me peshë është rruga. Orasha e Poshtme është fshat malor. Prej Tetove deri në fshatin tonë ka mbi 25 kilometra. Edhe pse ky fshat është i njohur nga e kaluara e afërt si një ndër fshatrat që janë marrë me blegtori, por sot siç thotë kryetari Bashkësisë Vendore se: Aktualisht skemi më asnjë që merret me blegtori dhe ekzistenca e tyre kryekëput varet nga mërgimi e të ngjashme. Në këtë fshat të ardhurat e kulturave të bujqësisë kanë vetëm karakter simbolik. Kullotat që janë të pasura siç shprehet Idriz Brahimi se: Kemi vetëm sa për sy e faqe që nuk është e mjaftueshme për banorët tanë.
Por, thuajse gati secila shtëpi ka nga një apo dy lopë. Në arat tona kultivohen në mënyrë simbolike misri, patatja, gruri dhe arat i shfrytëzojmë për livadhe edhe pse kushtet i kemi ideale për të zhvilluar blegtorinë, bujqësinë, bletarinë etj. Fshati ynë më së shumti ka pemëtari tek ne kultivohet me bollëk.
Se jeta në këtë fshat është e rëndë dëshmojnë një mori faktesh. Edhe pse nuk kanë ambulancë shëndetësie ata thonë se për rast nevoje drejtohen në fshatrat e Nerashtit dhe më së miri për ta është në ambulancën e fshatit Dobrosht. Por, siç shprehen banorët në këtë fshat se me shumë peripeci jetohet, por thonë se kjo është vendlindja e tyre shkollohen në fshat dhe se nuk e ka ndër mend edhe sikur të ketë mjete financiare nuk do ta lëshonte fshatin. Edhe pse kanë pasur shpresë se me ardhjen e pluralizmit do të përmirësohet gjendja por thjesht janë të zhgënjyer ngase përderisa ishte PPD-ja në qeveri u ka rregulluar rrugën respektivisht ka shtruar asfalt edhe atë nëpër fshat e cili duhet sanuar dhe të zgjerohen këto rrugë. Këtu bujqit thuajse shumë pak kultivojnë rendimente si: grurin, patatet, domatet, thekrën, elbin e kështu me radhë ngase u mungojnë kushtet themelore. Atari i tokës së këtij fshati kufizohet në lindje me Radushën, në jug me Nerashtin, në perëndim me Orashën e Epërme dhe në veri me Kosovën ku edhe kanë kullota, por druajnë që të punojnë ngase atje është ushtria. Gjithashtu nuk mund ti punojnë tokat nëpër male ngase ende nuk është bërë inspektimi i terrenit që nga lufta e vitit të kaluar ku kanë mbetur mjete të pashpërthyera që janë rrezik permanent.
INFRASTRUKTURA
Me vetkontribut është zgjidhur deri diku çështja e ujit për pije ku këtë vit i ka ndihmuar CIMIC i kontingjentit të forcave gjermane me 3 mijë euro edhe pse ende nuk kanë basen të ujit për pije. Mbi 90% të Orashës së Poshtme janë me lidhje telefonike-celular. Ndriçimi publik i këtij fshati është I rregulluar me vetkontribut dhe në bashkëpunim me komunën.
Por, sivjet është investuar dhe është ndërtuar një trafostacion dhe atë falë angazhimit të Qemal Qamilit si dhe zëvendësdrejtorit të Elektrodistribucionit të Tetovës të nderuarit Nadi Sulejmanit që edhe e falënderojnë publikisht për këtë investim që për banorët e këtij fshati është me peshë jetike, ngase më parë rryma ka qenë shume e dobët, ndërsa sot ka kapacitet të furnizojë mbi 200 shtëpi. Rruga e cila ka mbi 3.5 km prej Orashës së Poshtme deri në Orashë të Epërme është hapur para katër vitesh në bashkëpunim të dy bashkësive vendore, por që duhet të shtrohet me asfalt, se kur do të ndodh kjo edhe ata vetë nuk kanë përgjigje. Rrugët e fshatit edhe pse të pakta janë të shtruara me asfalt që mirëmbahen nga banorët. Bujqit e këtij fshati kanë probleme të përhershëm me plasmanin e produkteve të pakta që i kanë. Kullotat dhe pyjet e pasura me drunj nga ahu është pasuria e tyre e vetme. Ky fshat është lënë jashtë lidhjes me jetën urbane që vetë banorët thonë se : kemi mbetur fshat i lënë pas dore apo thjesht sikur nuk ekzistojmë fare apo jemi zorrë qore por, edhe për këtë dukuri e cila i preokupon seriozisht ata thonë se lidhja me Tetovën ndoshta një ditë do të rregullohet, udhëtimi i nxënësve, për plasmanin e produkteve bujqësore, blegtorisë nëpër ditët e tregjeve e kështu me radhë.
Këshilli i Bashkësisë Vendore për rregullimin e kësaj çështjeje thonë se zgjedhje e vetme është rregullimi i rrugës me qëllim që të qarkullojnë në linjën Orashë e Poshtme-Tetovë që nën kupton edhe kyçjen e këtij fshati. Edhe pse kjo çështje është sensibilizuar mjaft, por kjo dukuri ende nuk ka zgjidhja adekuate nga organet e nivelit komunal dhe atij republikan. Për të gjitha këto projekte kryetari Bashkësisë Vendore Idriz Brahimi ka shpresë se një ditë ndoshta do të bëhen realitet. Mbeturinat edhe në këtë fshat janë çështje e pazgjidhur ngase në terren japin pamje të mjerueshme ku në radhë të parë ndotet ambienti, natyra dhe që është dukuri që duhet rregulluar edhe përrenjtë të cilët gjenden në të dy anët e këtij fshati malor janë në gjendje të keqe.
SHKOLLIMI
Shkolla periferike territoriale SINÇE NASEVSKI që deri më 1990 emrin e ka pasur ANTON ZAKO-ÇAJUPI, ku mësimin e ndjekin 25 nxënës dhe atë në dy ndërrime arsimtarë dhe 1 punëtorë teknik, mësimin e vijojnë deri në klasë të IV. Shkolla është duke u ndërtuar nga CIMIC-kontingjentit të forcave gjermane e që kushton mbi 30 mijë euro dhe pritet së shpejti të përfundoj komplet që e falënderojnë publikisht për këtë ndihmë humane që ka peshë jetike ku vlen të përmendet aktiviteti i të gjithëve e në veçanti i Fadil Rustemit.
Kushtet për procesin edukativo-arsimor thuajse janë në gjendje të mjerueshme. As për së afërmi nuk i plotëson kushtet për procesin edukativo-arsimor. Përgjegjës i kësaj shkolle Agush Qamili. Por, siç kuptojmë nga kryetari i Bashkësisë Vendore Idriz Brahimi se deri më sot janë shtruar kërkesa nëpër ministritë rajonale dhe atyre qendrore përkatëse për ta pajisur me kushte themelore që ende nuk kanë hasur në mirëkuptim, ai ndër të tjera thotë se : kërkesat për të nuk kanë hasur në mirëkuptim deri më sot në përjashtim të CIMIC të kontingjentit të forcave gjermane të KFOR-it që u kanë dalë në ndihmë, por aktualisht gjendja është mjaftë e keqe, por shpresat se një ditë do të intervenohet besoni se kanë filluar të veniten, ngase mjetet mësimore për të mbajtur mësim thënë shkurtë nuk i kemi, u jemi drejtuar donatorëve të jashtëm dhe të brendshëm që veprojnë në Maqedoni.
Me këtë rast kryetar i Bashkësisë Vendore thotë :shfrytëzoj rastin që edhe njëherë ti ftoj të gjithë arsimdashësit që këtë kërkesë tonën ta marrin në konsideratë, është kohë e fundit që të ndërmerren hapa konkrete për të realizuar projektet tona që janë me peshë jetike. Po ashtu shkollimi i mesëm edhe pse për kohën që jetojmë është bërë i domosdoshëm që rezulton me vijimin masiv të shkollimit në trevën tonë, ndërsa në këtë fshat ka tendenca për mos vijim ngase për këtë vit kanë 14 nxënës që vazhdojnë shkollimin e mesëm. Por, është brengosëse ngase shkollimi i femrës nga ky fshat ende trajtohet si çështje tabu. Gjithashtu nga Orasha e Poshtme ka dy studentë që i vijojnë studimet në Universitetin e Tetovës.
BASHKËPUNIMI ME KOMUNËN E VRATNICËS
Është karakteristike se banorët e këtij fshati, Bashkësia vendore dhe këshilltari komunal sikur duhet më shumë të punojnë për të mirën e vet fshatit edhe pse siç shprehet Idriz Brahimi me dëshpërim të thellë ngase ndihmat që distribuohen nga Komuna e Vratnicës deri në Orashë të Poshtme nuk arrijnë aq sa duhet ngase shpërndarja bëhet në emër të një Orashe edhe pse ligjërisht u takon të kenë ndihma në adresë të fshatit ngase gati mbi dy dekada trajtohet fshat Orasha e Poshtme, por ka shpresë se kjo çështje do të mirëpritet nga të gjithë që të ndihmohet seriozisht ky fshat i lënë pas dore thuajse gati nga të gjithë. Në këtë rrafsh të pengesave ende ka banorë që nuk i kanë të rregulluara dokumentet siç janë më të shpeshta shtetësia ngase ky fshat ka lidhje martesore me kosovarët.
KRIZA E VITIT TË KALUAR (2001)
Gjatë tërë kohës së krizës së vitit të kaluar për fat të mirë nuk kanë pasur të vrarë ngase kanë qenë syçelur për gjithçka. Banorët e këtij fshati janë mirënjohës siç thonë se para se të ndaheshim nga ky fshat kryetari i Bashkësisë Vendore na falënderoi me një mesazh për opinion dhe atë: falënderoj shumë gazetën FAKTI që është përkujdesur për ne, ngase deri më sot asnjë mjet informimi qofshin ato të shkruara apo elektronike nuk na kanë vizituar edhe pse ne shumë dobët kemi sinjal për të ndjekur mjetet elektronike apo fare pak e të mos flasë për gazetë. Besoj se hallet tona do ti kuptojë opinioni i gjerë dhe sado pak do të na ndihmohet.
Ndërsa gazetës FAKTI i falënderohem në emër të të gjithë banorëve të fshatit Orashë e Poshtme dhe do ishte mirë që edhe tek ne të na e sjellin këtë gazetë të vetme në gjuhën shqipe. Gëzon fakti se këtu jeta ka marrë trajtën e rregullt edh e pse me vështirësi. Si shumë fshatrat e trevës së Pollogut e të Malësisë së Sharrit edhe ky fshat me banorët e tij përpëliten me aktualitet e jetës, por janë optimist dhe shpresojnë për ditë më të mira pas gjithë asaj që ndodhi vitin e kaluar ngase Maqedoninë e trajtojnë si shtet ku shqiptarët janë të barabartë e assesi ndryshe. Dashtë Zoti që herëve tjera kur ta vizitojmë këtë fshat ta gjejmë me pamje të re si në rrafshin e investimeve të infrastrukturës, punësimeve, shkollimit ndriçimin e Kalasë së NICËS e të zë vendin e vet në histori ngase e kaluara duhet të zë vendin e vet meritor në analet e shkencës se përndryshe nuk do të na e falin brezat e rinj dhe së fundja rruga do të jetë e asfaltuar që ky fshat të mos jetë i varur për tu lidh me civilizimin vetëm nga rrotat e trenit i cili prej vitit të kaluar e këndej është stopuar.