E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Besojmë se një ftesë do t’i bëhet AKR-së, për të tjerat do të ketë vendime meritore”, ka thënë Stavileci, ndërkohë që nuk ka komentuar qëndrimin e sotëm të AAK-së.
E refuzon AAK, PDK i drejtohet AKR-sė








Kushtëzimi i AAK-së për të hyrë në koalicion me PDK-në, duke kërkuar që në këtë koalicion të përfshihet edhe LDK, i ka shtyrë këta të fundit të mendojnë në formula të tjera. Adresa e dytë pritet të jetë AKR-ja.

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci i ka thënë RTK-së se pas të gjitha zhvillimeve të fundit, pritet që kryesia e PDK-së të mblidhet dhe të merr një vendim. Por ajo që është e sigurt, Stavileci ka thënë se është oferta që PDK do t’i bëjë AKR-së për koalicion, ndërsa për të tjerat nuk dihet, raporton Indeksonline.

“Besojmë se një ftesë do t’i bëhet AKR-së, për të tjerat do të ketë vendime meritore”, ka thënë Stavileci, ndërkohë që nuk ka komentuar qëndrimin e sotëm të AAK-së.

Një çështje që për partinë më të madhe është e padiskutueshme, është posti i kryeministrit.

“Postet janë çështje të diskutueshme. Posti i kryeministrit i takon kryetarit Hashim Thaçi, postet tjera janë të negociushme”, ka thënë Stavileci për RTK.

Publikuar: 08.02.2011 | 22:04
Lexuar: 555 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime