E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Policia më në fund i bindet Prokurorisë dhe ekzekuton urdhër-ndalimin e parë duke i hedhur prangat gardistit Agim Llupo, 15 ditë pas demonstratës së 21 janarit, ku katër persona mbeten të vrarë përpara Kryeministrisë.
Arrestohet njė prej drejtuesve tė gardės





Agim Llupo, sipas planit të masave të gardës për demonstratën që u mbyll me katër të vrarë, është shefi i njësisë speciale dhe më konkretisht është personi që shfaqet në dritare.

Pas ekspertizës së laboratorit shkencor, nën asistencën edhe të tre ekspertëve amerikanë dyshohet se nga arma tip MP5 të jetë qëlluar mbi të ndjerin Ziver Veizi.

Ndërkohë që më herët mjekësia ligjore kishte konfirmuar se Veizi ishte vrarë nga një armë e kalibrit 9 mm.

Pas kësaj përgjigjeje që gjatë këtyre ditëve nuk u tha asnjëherë zyrtarisht nga mjekësia ligjore, prokurorët e dosjes “21 janari” kërkuan akt-ekspertimin balistik të disa armëve të gardës, veçanërisht të atyre efektivëve që shfaqen në pamje duke qëlluar me armë.

Ky është arrestimi i parë që policia bindet të ekzekutojë, ndërkohë që ende janë në fuqi edhe pesë urdhër-ndalime të tjera, mes të cilave edhe për komandantin e Gardës, Ndrea Prendi.

Publikuar: 08.02.2011 | 22:10
Lexuar: 589 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime