Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, përpos në Prishtinë, realizoi vizitë me karakter pune edhe në Tiranë, ku në Universitetin e Tiranës u takua me rektorin e këtij universiteti, Prof. dr. Dhori Kule, i cili shoqërohej nga dekanët e të gjitha fakulteteve të Universitetit të Tiranës.
Ditëve të fundit, drejtuesit e USHT-së realizuan vizita në disa universitete në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës.
Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi Universitetin e Prishtinës, në Republikën e Kosovës, me çrast në takimin që realizoi me rektorin e këtij universiteti, Prof. dr. Mujë Rugova, biseduan për mundësitë e ndryshme të thellimit të bashkëpunimit midis dy universiteteve.
Me këtë rast, theks i veçantë iu kushtua mundësisë së këmbimit të stafit akademik dhe studentëve, pjesëmarrjes në projekte të përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare, simpoziume dhe konferenca të përbashkëta ndërkombëtare. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëveshja e bashkëpunimit në mes dy universiteteve, që tani më është në fuqi, është bazament mjaft i mirë që bashkëpunimi të ngrihet në nivele shumë më të larta.
Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, përpos në Prishtinë, realizoi vizitë me karakter pune edhe në Tiranë, ku në Universitetin e Tiranës u takua me rektorin e këtij universiteti, Prof. dr. Dhori Kule, i cili shoqërohej nga dekanët e të gjitha fakulteteve të Universitetit të Tiranës.
Edhe në këtë takim u bisedua për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe më të madh në mes dy universiteteve, por edhe konstituivin e redaksive të përbashkëta të revistave shkencore ndëruniversitare.
Qëllimi i këtyre vizitave dhe takimeve me drejtuesit më të lartë të universiteteve të Tiranës dhe Prishtinës ishte operacionilizimi i marrëveshjeve, të nënshkruara gjatë vitit të kaluar në mes këtyre universiteteve, veçanërisht në sferën e shkëmbimit të stafit akademik, studentëve si dhe projekteve të përbashkëta, me interes të ndërsjellë për universitetet tona.
Gjatë këtyre vizitave, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, shoqërohej edhe nga Prorektorët, Prof. dr. Ismail Ahmedi, Prof. dr. Reshat Qahili, si dhe dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. dr. Arbër Çeliku, profesori i Fakultetit të Kulturës Fizike, Doc. dr. Vullnet Ameti dhe Shefja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, zonjusha Valdrina Fetai.