Gazetari Sefer Musliu, u lind më 4 dhjetor të vitit 1948, në një familje me tradita atdhetare shqiptare, në fshatin Bojan të Shkupit, nga prindërit Hanife dhe Rexhep Musliu. Shkollën fillore katërvjeçare e kreu në Bojan, tetëvjeçaren e vazhdoi në fshatin fqinj Bukoviq, gjimnazin në Shkup dhe studimet e shkencave politike në Universitetin e Zagrebit.
Përkujtesë kushtuar mikut Sefer Musliut (1948-2006)
Prof.dr. Nebi Dervishi
Edhe pak muaj mbushen plot pesë vjet (më 12gusht 2006), që kur u nda ng afamilja, miq, shokët e kolegët, duke i lënë ato me dhembje e trishtim të thellë dhe të shfletojnë kujtimit më të mira për gazetarin Sefer Musliun.
Dhe vetëm pesë vjet janë të mjaftueshme për ta ndierë mungesën e madhe të tij në gazetarinë shqiptare këtu në Maqedoni. Koha rrugëton shkallëve të saj duke lënë gjurmët e veta, rrugëve të jetës, me ngjyrën e gjakut, gjamës dhe mallkimeve njerëzore Brenda gjinisë së vet, me gaz, vetëm gjatë rritës femijërore, të cilës ndryshe i thonë histori. Njeriu që ka gjurmët e pastra në ato pak faqe të historisë sonë të shkruara e të pashkruara gjatë viteve të 80 -90 të shek. XX dhe në vitet e para të shek. XXI, në fushën e gazetarisë shqiptare në Maqedoni ishte dhe do të mbetet miku ynë shumë i shtrenjtë, gazetari apasionuar, i pavdekshmi, i pazëvendësueshmi, i paarritshmi, i përgjetshmi, i përmallshmi, i përnderuari, i shtrenjti, i dashuri dhe i vlefshmi Sefer Musliu.
E kam shumë të vështirë ta hartoj portretin e gazetarit Sefer Musliut, sepse më duhet të shkruaj për vdekjen shumë të hershme, në moshën më të mirë 54 vjeçare, ashtu siç ishte miku ynë Seferi, njeri i qetë, i sinqert dhe shumë i çiltër dhe shumë i dashur me miqt dhe kolegët e punës.
Ishte 12 Gushti i vitit 2006 aty nga ora 10 para dite. Cingëroi telefoni. Në anën tjetër me një zë të mekur, dëgjova zërin e Fatonit, djait të të ndjerit, i cili pasi më kumtoi lajmin e papritur se babai ka ndërruar jetë, ndër të tjera më tha se numrin e telefonit e kishte e gjetur në ditarin e shënimeve që mbante miku ynë, me të cilin kemi realizuar së bashku disa dokumentare. Lajmi i hidhur u përhapë në të katër anët si vetëtimë se kishte ndërruar jetë gazetari Sefer Musliu, mjeshtër i madh i gazetarisë shqiptare, autor dhe skenarist i më shumë se 200 dokumentareve dhe reportazheve televizive dhe laureat i disa çmimeve prestigjioze në Maqedoni dhe jashtë saj.
Lajmi për vdekjen e tij, tranditi pamasë jo vetëm familjarët, miqt, të afërmit, kolegët e punës si dhe ata që e kishin njohur njeriun e urtë e gojë ëmbël mjeshtrin e madh të gazetarisë, sinonimin e dokumentareve televizive me taban kombëtar, që me aq elan e përkushtim e ushtronte dashurinë të quajtur gazetari.
Po kush ishte Sefer Musliu, nga cila familje rridhte, ku kishte studiuar ai, i cili me punë vetëmohuese e përkushtim do të shndërrohet në legjendë dhe sinonim i dokumentareve të papërsëristshëm?
Gazetari Sefer Musliu, u lind më 4 dhjetor të vitit 1948, në një familje me tradita atdhetare shqiptare, në fshatin Bojan të Shkupit, nga prindërit Hanife dhe Rexhep Musliu. Shkollën fillore katërvjeçare e kreu në Bojan, tetëvjeçaren e vazhdoi në fshatin fqinj Bukoviq, gjimnazin në Shkup dhe studimet e shkencave politike në Universitetin e Zagrebit. Me gazetarifilloi të merret që herët në vitet që akoma ishte student në gazetën Vjesnik të Zagrebit, ku iu botua artikulli i parë Vekerlla-Radio Tetova. Në marrëdhënie pune ishte prej vitit 1974 në Radio TV, pandërprerë deri në muajin gusht të 2006, kur edhe u nda përgjithmonë, së pari nga familja, mandej nga miqt, të afërit e kolegët e punës e të tjerë. Ka punuar shumë dhe me përkushtim për të ndërtuar karrierë të suksesshme, frytet e së cilës do të nisë ti shijojë që në vitet 1980, kur Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni i ndau shpërblimin Kërste Misirkov, kurse në vitin 1998 pranon çmimin më të madh Grant Pri në Festivalin e Filmave Dokumentar që mbahej në qytetin Krakovë të Polonisë. Në vitin 1997, RTVM-ja i ndau fletëfalenderimi për përkushtimin në punë, kurse më vjet më vonë më 1998 shpërblehet Mito Vasilev Jasmin. Në vitin 2000, gazetari Sefer pranon çmimin e 13 Dhjetor, të cilin e ndan qyteti i Shkupiot, ndërsa në vitin 2002 zuri vendin e tretë Doku-fest që tradicionalisht mbahet në Prizren si dhe po në këtë vit mori pjesë në Festivalin Mediteran në Belgjikë.
Në njëvjtorin e vdekjes bashkëpunërori Alush Kamberi, në të përditshmen Fakti, e botoi artikullin Dashuria e quajtur gazetari kushtuar mikut dhe kolegut Sefer Musliut ku mes të tjerash vlerëson se: Njeri vdes, por veprat nuk vdesin. Ato mbeten dëshmitë më të mira, të jetës në hohë e hapësirë, me të cilat gjithmonë do ta rikthejë kujtesën tonë ndaj emrave që i kontribuoan kombit. E këtillë do të mbetet edhe vepra e Sefer Musliut, gazetarit të mirënjohur, i cili gjithë jetën e vet ishte në gjurmimin e temës, të idesë, të ngjarjes, gjithmonë në shërbim të gazetarisë së vërtetë, për të dëshumuar se si duhet të veprojë e të jetojë gazetari me profesionin e tij. Gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në hap me ngjarjen. Me punën e vet, ai dëshmoi se sa e ëmbël dhe sa e hidhur është gazetaria, sa e dashur dhe sa e vështirë. Ai vërtet kishte vullnet të çelikt dhe ndërgjegje të lartë pune dhe, nuk u ndal dot deri në frymën e fundit. Profesionin e gazetarisë, e kishte në gjak e në shpirt. Jetonte me të e kërkonte dhe e gjente idenë për të sjell në Redaksi gjithmonë nga një reportazh të bukur ose nga një dokumentar që do të shikohej me kurreshtje nga spektatorët e televizionit...
Por, afinitet të veçantë në sferën e gazetarisë Seferi do të tregoj në kultivimin dhe hulumtimin e reportazhit dhe dokumentarit, pra në këtë gjini do të punojë gjatë dekadës së fundit të jetës së vet, madje me mjaft sukses, duke na lënë në trashëgimi me dhjetëra filme dokumentarë, të cilat janë perla të papërsëritshme të trashëgimisë kulturore-historike si me ato me shqiptarët e Ukrainës, Rekës së Mavrovës (familja e të cilit ishte me rrënjë e taban nga kjo krahinë e anashkaluar nga sistemi monist, që Seferi ia ktheu dinjitetin me punë e përkushtim siç thoshte se Reka është djepi i të parëve të mi. Ai gjithmonë brezave të rinj u dëshmonte se origjina dhe gjurmët tona janë evidentë, por duhet guxim intelektual dhe profesional që të zbardhen e të artikulohen vlerat si] është rasti i gjetjes së Abetares së Konstandin Kristoforidhit e vitit 1866, ku dhe 11 vepra tjera në gjuhën shqipe i gjeti duke hulumtuar në kishën e Tetovës...) etj.
Edhe pas pesë viteve, gazetari dhe miku Sefer Musliu, megjithëse nuk është në mesin tonë ishte dhe do të mbetet simbol i punës, i sakrificës, vetëmohimit, simbol i ndërgjegjes së pastër, i vetëdijes së kulluar, i moralit dhe i etikës së shëndoshë; ishte dhe do të mbetet baba, mik, shok, koleg, atdhetar më i përkryer e më i papërlyer dhe më i panjëllosur; ishte dhe do të mbetet një emër i papërsëritshëm në gazetarinë shqiptare, një emër që duhet punë e madhe për ta merituar, një emër që duhet shkruar në analet e veprimtarëve të kombit shqiptar këtu në Maqedoni e më gjerë.