Aviotransporti mbi qiellin e Maqedonisë do të ndërpritet nga ora 10 e deri në orën 12 për shkak të grevës së kontrollorëve të fluturimeve. Në atë periudhë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit nuk do të aterojnë, ndërsa do të jetë i mundshëm vetëm fluturimi i aeroplanëve në territorin e Maqedonisë.
Aviotransporti mbi qiellin e Maqedonisë do të ndërpritet nga ora 10 e deri në orën 12 për shkak të grevës së kontrollorëve të fluturimeve. Në atë periudhë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit nuk do të aterojnë, ndërsa do të jetë i mundshëm vetëm fluturimi i aeroplanëve në territorin e Maqedonisë.
Kontrollorët e fluturimeve përmes grevës kërkojnë ndërprerjen e vendimit të Drejtorisë së të ardhurave publike me të cilin ka për qëllim të paguajë 10 milionë euro nga llogaria e Agjencisë për lindrim ajror që i ka mbledhur gjashtë vitet e fundit si kthim i tatimit të vlerës së shtuar. Sindikatat kërkojnë edhe përfundimin e shpejtë të transformimit të ALC-së, me çka Kontrolli i fluturimeve do të funksionojë si provajder i aviacionit të pavarur.
"Nëse DAP e bllokon llogarinë e ALC-së, përkrah asaj që nuk do të ketë para për pagesën e pagave, në pikëpyetje do të sillen edhe investimet për instalimin dhe mirëmbajtjen e radarëve dhe instrumenteve të cilat garantojnë siguri në aviotransport", deklaroi Aleksandar Tasevski, kryetar i Sindikatës së kontrollorëve të fluturimit.
Udhëheqësia e sindikatës dje ka pasur dy takime me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, por nuk u arrit marrëveshje për anulimin e grevës. Ata kanë kërkuar garancë me shkrim për ndalimin e vendimit, të cilën do ta parafojë Qeveria.
Sipas paralajmërimeve të Sindikatës së kontrollorëve të fluturimeve, grevë do të ketë edhe të enjten e ardhshme, por me kohëzgjatje të rritur prej orës 9 deri në orën 19. Greva e sotme së pari u paralajmëruar se do të mbahet prej orës 10 deri në orën 16, por vendimi është ndryshuar në bazë të kërkesës së tur-operatorëve që t'i realizojnë çarter fluturimet në pritje të festave të pashkëve.