E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nënkryetari i kësaj partie, Ibrahim Gashi, gjatë një takimi me gazetarë ka thënë se AKR i falënderon në mënyrë të posaçme të gjitha shtetet që kanë shprehur përkrahje aq të madhe për Republikën e Kosovës.
AKR: E ēmojmė pėrkrahjen e GND-sė





Aleanca Kosova e Re (AKR) vlerëson shumë lartë mbështetjen që i është dhënë Kosovës nga shumë vende perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbledhjen e fundit të Grupit Ndërkombëtar në Bruksel.

Nënkryetari i kësaj partie, Ibrahim Gashi, gjatë një takimi me gazetarë ka thënë se AKR i falënderon në mënyrë të posaçme të gjitha shtetet që kanë shprehur përkrahje aq të madhe për Republikën e Kosovës.

“Në mënyrë të veçantë ne vlerësojmë konfirmimin e mbështetjes së kësaj bashkësie shtetesh në favor të integritetit territorial të Kosovës brenda kufijve të saj. Ky konfirmim i cili përsëritet shpesh në deklaratë, madje duke propozuar masa konkrete për integrimin përfundimtar të Mitrovicës është përgjigja më e mirë për spekulimet e disa qarqeve serbe për rihapjen e diskutimeve për kufijtë e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se Aleanca Kosova e Re e vlerëson edhe nxitjen që po i bëhet Kosovës për të krijuar sa më shpejt institucionet të reja që do ballafaqohen me sfidat e reja, si dhe për përkrahjen që ka marrë Kosova për reformën zgjedhore.

“Ne e vlerësojmë gjithashtu qëndrimin e miqve të Kosovës për sa i takon të ashtuquajturit raport të Dik Martit. Ne e vlerësojmë shumë besimin ndërkombëtar të shprehur me qëndrimin e GND-së se prania ndërkombëtare civile në Kosovë me përmbushjen e një pjese të angazhimeve të parapara duhet ta reduktojë praninë e vet deri në plotësimin e afateve të pavarësisë së mbikëqyrur”, është shprehur Ibrahim Gashi.

Publikuar: 10.02.2011 | 15:03
Lexuar: 300 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime