Ish sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs përkrah punës si profesoreshë, po e kryen edhe punën e komentatores sportive, derisa ish përfaqësuesja e Shtëpisë së Bardhë Dejna Perino, është punësuar në njërën prej agjencive udhëheqëse amerikane për marrëdhënie me publikun.
Gratë të cilat kanë punuar në administratën e ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush nuk duhet të shqetësohen për të ardhmen e tyre, pasi që tashmë kanë siguruar punë të re.
Ish sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs përkrah punës si profesoreshë, po e kryen edhe punën e komentatores sportive, derisa ish përfaqësuesja e Shtëpisë së Bardhë Dejna Perino, është punësuar në njërën prej agjencive udhëheqëse amerikane për marrëdhënie me publikun.
Rajs, pasioni i së cilës ndaj sportit është gjë e njojur, filloi të punojë si komentatore sportive edhe për bllogun e gazetës "Dejli bist" e cila e ndjek Tajger Vust në master turneun në golf.
Dejna Perino, zëdhënësja e fundit e administratës republikane, e pranoi punën si këshilltare për marrëdhënie me publikun në kompaninë "Barson Maseler", pronar i Mark Pen, strateg i fushatës së Hillari Klinton në garën për Shtëpinë e Bardhë në të cilën punon Karen Hjuz, ish -nënsekretare e shtetit për diplomaci publike.