E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gruevski informoi se Qeveria vendosi edhe subvencione për punime shkencore dhe këtë vit ka ndarë 4,5 milionë dollar për rreth 300 punime.
Punėsimi i 175 personave nė universitete dhe subvencione pėr rreth 300 punime shkencore pėr kėtė vit, vendosi Qeveria









Qeveria mori vendim që këtë vit në universitetet shtetërore të punësohen 175 njerëz, kryesisht asistentë, por edhe kuadër tjetër profesional dhe shkencor, kumtoi për mediat kryeministri Nikolla Gruevski, pas promovimit të 16 titujve të rinj nga projekti "Përkthim i 1.000 librave profesionalë" të Fakultetit të mjekësisë.

"Ka mungesë serioze të asistentëve. Këtë Qeveria e shqyrtoi me kërkesën e universiteteve dhe rektorëve dhe vlerësoi se duhet të lejohet një numër i tillë të punësohen gjatë këtij viti. Kur të merret parasysh se vitin e kaluar u punësuan rreth 130 nëpunës profesional dhe shkencor, kryesisht asistentë, bëhet fjalë për mbi 300 punësime në universitete shtetërore të Maqedonisë, që do të jetë me rëndësi për përforcimin me kapital njerëzor. Kjo do të mundësoj cilësi shtesë - edhe në udhëheqjen e ligjëratave edhe në punën e përgjithshme të universiteteve dhe fakulteteve", tha kryeministri i Maqedonisë.

Gruevski informoi se Qeveria vendosi edhe subvencione për punime shkencore dhe këtë vit ka ndarë 4,5 milionë dollar për rreth 300 punime.

"Në vitet ardhshme planifikojmë ta dyfishojmë këtë vlerë dhe ta dyfishojmë numrin e punimeve të cilat do të subvencionohen. Qeveria ka vendim strategjik që t'i nxit punëtorët shkencorë që të shkruajnë më shumë punime dhe sa më shumë prej tyre t’i publikojnë në revistat ndërkombëtare, që të jenë konkurrentë me kolegët e tyre në botë, që të mund të bëjmë krahasime dhe të ecin përpara. Sa më shumë profesorët ecin para, aq më shumë studentët dhe shoqëria do të ecin përpara", tha Gruevski.

Kryeministri theksoi se në arsim vazhdimisht do të ketë projekte të reja, sepse kjo është mes pesë prioriteteve strategjike të Qeverisë. Në funksion të përmisimit të cilësisë së arsimit dhe shkencës janë edhe laboratoritë me vlerë prej 60 milionë euro, si dhe përkthim të mijëra librave profesionalë, për të cilat investimi është 20 milionë euro.

Publikuar: 10.02.2011 | 18:12
Lexuar: 608 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime