E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç deklaroi Zaafan për agjencinë Reuters, i cili është farmacist me profesion, ata mund të zgjidhnin: ose të lënë miqtë, të largohen nga sheshi dhe të bëjnë dasmën në ndonjë sallë larg zhurmës së protestuesve, ose të qëndrojnë me miqtë e bashkëmendimtarët dhe të festojnë një nga ditët më të lumtura të jetës.
Ēifti martohet midis 300 mijė protestuesve




Ahmed Zaafan dhe Ola Abdel Hamid patën dasmën më të madhe që është bërë ndonjëherë. Në fakt, në dasmën e tyre ishin prezent rreth 300 mijë protestues. Për fat, nuk brengoseshin se ku do t’i vendosnin. Çifti u martua gjatë protestave në Kajro, dhe atë në Sheshin Tahrir.

Çifti kishte kampuar vullnetarisht për dhjetë ditë në Sheshin Tahrir, si dhe shumica e egjiptianëve, që po protestojnë kundër presidentit Hosni Mubarak.

Siç deklaroi Zaafan për agjencinë Reuters, i cili është farmacist me profesion, ata mund të zgjidhnin: ose të lënë miqtë, të largohen nga sheshi dhe të bëjnë dasmën në ndonjë sallë larg zhurmës së protestuesve, ose të qëndrojnë me miqtë e bashkëmendimtarët dhe të festojnë një nga ditët më të lumtura të jetës.

“Zgjodhëm opsionin e dytë. Këta protestues tani janë familja jonë. Kemi qeshur, qarë e protestuar në ditët e fundit. Ola dhe unë dëshirojmë të ndajmë lumturinë me të gjithë miqtë tanë”, deklaroi Zaafan.

Publikuar: 10.02.2011 | 21:19
Lexuar: 605 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime