E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas shtypit italian, dje në mëngjes nëna e dy vajzave e ka marrë një letër nga burri i saj, Matthias Schepp, i cili i dha fund jetës së tij duke u hedhur nën një tren.
Njė letėr testamenti njofton vdekjen e binjakeve





Agjencia italiane ANSA si dhe e përditshmja “La Repubblica” kanë shpallur një informacion tronditës rreth zhdukjes së binjakeve, Lavia dhe Alessia.

Sipas shtypit italian, dje në mëngjes nëna e dy vajzave e ka marrë një letër nga burri i saj, Matthias Schepp, i cili i dha fund jetës së tij duke u hedhur nën një tren.

Letra në fjalë përmban vetëm disa rreshta, ku thuhet “Ato pushojnë në paqe dhe nuk kanë vuajtur. Nuk do t’i shohësh më kurrë”.

Fatkeqësisht, ky element i ri lë shumë pak dyshim për përfundimin e kësaj drame familjare. Sipas policisë të Vaud-it, letra është dërguar nga Toulon.

Tani hetuesit janë duke i vazhduar hulumtimet lidhur me rastin në fjalë.

Publikuar: 11.02.2011 | 14:05
Lexuar: 539 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime