Ministria e Arsimit dhe Shkencës në shtatë muajt e ardhshëm do të investojë në ndërtimin e kësaj salle sportive prej 650 metra katrorë, e pajisur me rekuizita sportive, garderoberë, dushë dhe hapësira tjera ndihmëse. Në këtë shkollë mësojnë 990 nxënës dhe deri tani kjo shkollë nuk dispononte me sallë sportive.
Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi i shoqëruar nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov sot në Tetovë mori pjesë në vendosjen e gur-themelit të sallës së re sportive në shkollën e mesme "Gjoce Stojçevski".
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në shtatë muajt e ardhshëm do të investojë në ndërtimin e kësaj salle sportive prej 650 metra katrorë, e pajisur me rekuizita sportive, garderoberë, dushë dhe hapësira tjera ndihmëse. Në këtë shkollë mësojnë 990 nxënës dhe deri tani kjo shkollë nuk dispononte me sallë sportive.
"Deri para disa viteve Tetova ishte qytet në të cilin vetëm një shkollë kishte sallë sportive personale. Gjendja e këtillë ishte përfundimisht dështuese për një qytet i cili ka traditë të pasur sportive. Gjendja e këtillë nuk ishte shembull vetëm këtu në Tetovë, por edhe në gjithë shtetin. Ne vendosëm të hapim faqe të re në historinë e sportit në vend dhe t'ua mundësojmë të rinjve gjithë atë që e jetojnë edhe moshatarët e tyre nga shtetet e zhvilluara evropiane", tha kryeministri Gruevski në fjalimin e tij.
Për këtë qëllim, shtoi, ka filluar projekti për ndërtimin e 145 sallave shkollore dhe projekti për ndërtimin e 35 sallave të mëdha sportive qëllimi kryesor i të cilës është që të ndërtohen salla në çdo shkollë e cila nuk disponon me një objekt të këtillë.
"Në rajonin e Tetovës veçmë e ndërtuam sallën në Bërvenicë, sallën në Porroj, e ndërtuam në SHF 'Nikolla Shtejn', ndërsa në fazën përufundimtare është salla në SHF 'Kiril Pejçinoviq'. Planifikohet edhe ndërtimi i sallës sportive në kuadër të Universitetit të Tetovës, ndërsa krahas këtyre projeketeve në fazën përfundimtare është ndërtimi i fushës së futbollit në Tetovë. Gjithashtu, në këtë qytet planifikohet edhe ndërtimi i katër terreneve të tenisit", theksoi Gruevski.
Ministri Todorov tha se përmes implementimit të këtij projekti Qeveria dhe Ministria synojnë të kontribuojnë për çrrënjësimin e shprehive të këqia duke i nxitur të rinjtë të merren me sport me ç'ras do të stimulohet jo vetëm rritje dhe zhvillim i drejtë, por edhe koncentrim i përmirësuar, frymë garuese dhe ambicie tek të rinjtë.
Në vendosjen e gur-themelit mori pjesë kryetari i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti.