E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Sllovenia ka ekspertë të shquar në sfera të ndryshme dhe Komuna jonë ka nevojë për asistencë të ekspertëve slloven për ngritjen e kapaciteteve të administratës komunale për aplikim në organizma të ndryshme evropiane dhe botërore, si dhe për implementim e projekteve të ndryshme”, tha mes tjerash kryetari i komunës.
Kryetari i komunės sė Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani priti drejtorin e Grupacionit ERA nga Sllovenia



Vendosja e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik, ishin fokusi i temave të cilat i trajtuan kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani dhe drejtori i Grupacionit ERA nga Sllovenia, z.Gvido Omlladiq.

Në takim u bisedua rreth mundësisë së aplikimit të përbashkët në projekte evropiane që ndërlidhen me efikasitetin energjetik, zhvillimin rural dhe sferën e ekologjisë. Kryetari Osmani shprehu gatishmërinë e vendosjes së bashkëpunimit të mirëfilltë me komuna sllovene të cilat kanë përvoja në projekte evropiane.

“Sllovenia ka ekspertë të shquar në sfera të ndryshme dhe Komuna jonë ka nevojë për asistencë të ekspertëve slloven për ngritjen e kapaciteteve të administratës komunale për aplikim në organizma të ndryshme evropiane dhe botërore, si dhe për implementim e projekteve të ndryshme”, tha mes tjerash kryetari i komunës.
Kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani priti drejtorin e Grupacionit ERA nga Sllovenia

Drejtori i Grupacionit ERA, grupacion ky më i njohur në Maqedoni për nga Panairi i Shkupit, njoftoi kryetarin Osmani se ky grupacion kohëve të fundit, krahas panaireve, ka zgjeruar fushëveprimin e vet në Maqedoni edhe në më shumë sfera tjera ekonomike.

Grupacioni ERA ka formuar organizatën Monopolis - Fondacion për edukim dhe zhvillim, me të cilën organizatë komuna e Gostivarit me projekt për ndriçim publik ka aplikuar te Qendra për bashkëpunim ndërkombëtar,, qendër sllovene përgjegjëse për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Publikuar: 11.02.2011 | 07:30
Lexuar: 533 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime