Përveç ndërtesës në Këçovë deri tani për kategoritë sociale të qytetarëve janë ndërtuar dy ndërtesa në Shkup, nga një në makedonca Kamenicë, në Ohër, Koçan dhe Kavadar, Kriva Pallankë, ndërsa momentalisht po ndërtohen edhe në Shtip dhe Manastir.
Kryeminisitri Nikolla Gruevski sot në Kërçovë mori pjesë në lëshimin në përdorim të ndërtesës me banesa të dedikuara për grupet e rrezikuara sociale. Bëhet fjalë për 32 banesa të dedikuara për kategoritë sociale të qytetarëve për të cilat Qeveria ndau rreth 56 milionë denarë.
"Kjo ndërtesë është pasqyrim i angazhimeve tona për kujdesje të barabartë dhe zhvillim të barabartë ekonomik dhe social në të gjitha pjesët e shtetit. Jemi të vetëdijshëm për nevojën nga mbështetja e këtillë e Kërçovës posaçërisht nëse merren parasysh të dhënat për numrin e personave në këtë qytet të cilët janë në rrezik social", tha kryeministri Gruevski.
Përveç ndërtesës në Këçovë deri tani për kategoritë sociale të qytetarëve janë ndërtuar dy ndërtesa në Shkup, nga një në makedonca Kamenicë, në Ohër, Koçan dhe Kavadar, Kriva Pallankë, ndërsa momentalisht po ndërtohen edhe në Shtip dhe Manastir.
Së shpejti do të fillojë ndërtimi i një ndërtese të këtillë edhe në Berovë, ndërsa pastaj edhe 24 ndërtesa të reja me 1.245 banesa. Të gjitha këto janë pjesë e projektit të Qeverisë për ndërtim të 2.500 banesave sociale për çifte të reja bashkëshortore, për persona me të ardhura të ulta dhe për fëmijë pa prindër.
Gruevski paralajmëroi se ndërtimi i këtillë intensiv do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.
Ai sot mori pjesë edhe në vendosjen e gur-themelit të sallës sportive shkollore në SHF "Mustafa Kemal Ataturk" në komunën Pllasnicë me ç'rast deklaroi se sporti paraqet një prej bashkëudhëtarëve më besim në jetën e njeriut.
"Nëse profesionalisht ose si hobi sporti bart frymë pozitive midis njerëzve, e përforcon karakterin e të rinjve dhe e nxit dëshirën e tyre për fitore", shtoi Gruevski.
Salla do të ndërtohet sipas standardeve evropiane e pajisur me pajisje më moderne sportive për basketboll, volejboll dhe sporte të tjera. Për ndëritimin e tyre Qeveria ndau 24 milionë denarë.
Në fshatin Lisiçanë në komunën Pllasnicë kryeministri sot mori pjesë edhe në lëshimin në përdorim të rrugës lokale në gjatësi prej 1.1 kilometra dhe gjerësi prej 5 metra.
Për ndërtimin e saj përmes Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural Qeveria ndau rreth 160 mijë euro. Gruevski paralajmëroi se Qeveria këtu nuk ndalet dhe se në periudhën e ardhshme është planifikuar ndërtimi i rrugës lokale deri në Pregllovë, ndërsa këtë vit do të fillohet edhe me ndërtimin e urës në Pllasnicë.